Champions League Futboll Sport

Kukësi me mision europian, vetëm për fitore ndaj maltezëve të Valletas

Kukësi do të nisë sot në mbrëmje misionin europian me shpresën që këtë vit të shkojë deri në grupet e Europa League. Në Loro Boriçi në orën 19:00 verilindorët do të zhvillojnë ndeshjen e parë të turit të parë kualifikues të Champions League ndaj maltezëve të Valletas. Një kundërshtar i lehtë në letër por i paparishikueshëm në fushë pasi bëhet fjalë për një ekip që merr pjesë rregullisht në kompeticionet europiane.

Objektivi i Kukësit është një dhe i vetëm të kalojë me çdo kusht turin e parë në Champions për të siguruar minimalisht pjesëmarrjen në turin e tretë kualifikues të Europa League. Presidenti Safet Gjici ia ka bërë të qartë skuadrës se kalimi i këtij ruandi është një detyrim ndërkohë që trajneri Pacult po mban me këmbë në tokë futbollistët duke ua bërë të qartë se Valleta është një kundërshtar i rrezikshëm që duhet vlerësuar maksimalisht. Kukësi vjen me shumë ndryshime teksa vetëm 5 titullarë nga skuadra e sezonit të kaluar pikërisht Frashëri, Shameti, Musolli, Dzaria dhe Shkodra priten ta nisin që nga fillimi takimin e sotëm, ndërsa do të debutojnë me verilindorët 6 nga 12 afrimet e kësaj vere.

Maja e sulmit do t’i besohet Sebino Plakut i cili po kalon një formë shumë të mirë, ndërsa në krahët e mesfushës do të aktivizohen Çyrbja dhe Shpehar, në mbrojtje do të ketë tre risi, Qaqi në qëndër dhe braziliani Melo e Zguro nga krahët. Një fitore sot në Shkodër do të bënte që Kukësi të shkonte me shumë besim në sfidën e kthimit pas një jave në Maltë edhe pse verilindorët ashtu siç bëri Shkëndija e Tetovës dje do të bëjnë gjithçka për të mbyllur llogaritë me Valletan që në ndeshjen e parë.

Related posts

INTERI ELEMINOHET NGA KUPA E ITALISË/ Bologna fiton në shtesë

F.autor

FEST ME SIMBOLIN E NDERIMIT USHTARAK/ Ja për kë ishte dedikimi i lojtarëve të Turqisë (FOTO)

Delo.autor

“FENOMENTI” KISHTE DHUNTINË E KLASIT”/ Massimo Moratti: Ja pse nuk e mora Messin tek Interi

Delo.autor

Leave a Comment