Futboll La Liga

Zbulohet prapaskena: Messi, Suarez dhe Dembele detyruan blerjen e Coutinho

Nga raportimet, zbulohet prapaskena, sipas të cilës, treshja e Barcelonës, Lionel Messi, Luis Suarez dhe Ousmane Dembele detyruan trajnerin e katalanasve Ernesto Valverde të nënshkruajë me brazilianin e Liverpool, Philippe Coutinho. Barcelona shkundi dje botën e futbollit, me blerjen e Coutinho nga Liverpool për shumën rekord 160 milionë euro. Braziljani transferohet kështu në Camp Nou me detyrën për të zëvendësuar Andres Iniesta, koha e të cilit duket e përfunduar te klubi blaugrana. Por portali spanjoll “Diario Gol” pretendon se Messi, Suarez dhe Dembele detyruan Valverden të realizojë këtë blerje rekord për Barcelonën, të gjithë për arsye të ndryshme.

Philippe Coutinho

Thuhet se dy lojtarët me eksperiencë, Messi dhe Suarez i kërkonin vazhdimisht drejtuesve të Barças që të nënshkruanin me lojtarin e Liverpool, të shqetësuar për atë që ndodhi në merkaton e verës. Neymar u largua për te PSG për shumën rekord prej 220 milionë euro, ndërkohë që ofertat e katalanasve për Di Maria dhe Coutinho u refuzuan nga PSG dhe Liverpool. Për rrjedhojë, Suarez dhe Messi menonin të dy se Barcelona duhej të godiste fuqishëm me një superblerje në merkaton e janarit, në kërkim të trofeve sezonalë.

Philippe Coutinho looks delighted after being unveiled by Barcelona

Si rezultat, trajneri Valverde depozitoi paratë për të plotësuar kërkesën e dyshes së sulmit blaugrana, duke blerë Coutinhon. Por, sipas “Diario Gol”, një rol të rëndësishëm në vendimin për blerjen e brazilianit luajti edhe Dembele. Barcelona ndjen se 20-vjeçari ka nevojë ende për kohë, përpara se të shndërrohet në një pikë referimi te ekipi katalanas. Në përpjekje për të mbuluar boshllëqet e tij, Barcelona rrjedhimisht lëvizi për blerjen e Coutinho. Ndërkohë, Paulinho nuk vonoi të shprehë entuziazmin e tij për afrimin e bashkëkombasit në Katalonjë: “Coutinho është një lojtar i shkëlqyer. Jam i sigurtë se do të na ndihmojë shumë”.

Related posts

LEAO RINOVON ME MILANIN/ Ja kur pritet të hidhet firma e portugezit në kontratë

F.autor

LIVE/ Mbyllet pjesa e parë në Korçë: Ka rezultat surprizë në ndeshjen Skënderbeu-Tirana (VIDEO)

Isa.Autor

“IK P****U BOLL BËRTITE”/ Grizman dhe Pike zihen në fushë gjatë ndeshjes me PSG-në: T**p, po vrapojmë…

Delo.autor

Leave a Comment