Futboll Seria A Sport

Operacioni 26 mln euro, klubi i Serisë A befason Suning dhe Interin

Duvan Zapata nuk do të shkojë në Kinë, por do të qëndrojë në Itali, ku do të veshë një fanellë të ndryshme me atë të Sampdorias. Është Atalanta skuadra që ka bërë një goditje interesante në merkato, duke ia “vjedhur” kolumbianin kinezëve të Jiangsu Suning, që në 2019-ën mendonin ta dërgonin tek Inter.

Operacioni është mbyllur në 24 orë, siç ka bërë të ditur Di Marzio për Sky Sport, dhe lojtari është marrë nga bergamaskët për 26 milionë euro me formulën e huazimit dhe të drejtën e blerjes.

Atalanta e ka huazuar sulmuesin për dy vitet e ardhshme kundrejt 12 milionë eurove, që do të dyfishohen në rast se zikaltrit do të vendosin ta blejnë përfundimisht lojtarin, i cili do të ketë një rrogë 1.5 milionë euro, plus bonuse.

Related posts

RISIA/ Barcelona inspirohet nga rrugët e qytetit për fanellën e tretë

Isa.Autor

ZYRTARE/ Vllaznia ndërhyn në merkato, vjen një lojtar nga Erzeni

F.autor

Courtois: Ja dy modelet e mia si portier, dua të bëhem si Buffon

Sadik.Autor

Leave a Comment