Futboll La Liga Sport

“NUK PRANOJ TË MARR LOPATA ME M** NË FYTYRË”/ Konte nuk përmbahet pas mbylljes së sezonit: Duhet të flas me presidentin

I bëri vetes dhuratën e parë për 51-vjetorin e lindjes, por nuk ka asnjë dëshirë për të festuar. Antonio Konte merr vendin e dytë në Bergamo, në një natë që kishte shumë kuptime për të dhe Interin e tij. Gjithsesi, ajo që duket qartë është se diçka është krisur tashmë dhe nuk përgënjeshtrohet as fakti se ndoshta krisja mund të mos jetë definitive, duke njohur edhe karakterin e trajnerit leçez. Dhe jo më kot, Konte sulmon klubin pa bërë shumë lojëra fjalësh. Madje, fjalë ishin shumë të ashpra. Fytyra është e tkurrur, e ashpër.
“Nuk është njohur puna ime dhe e lojtarëve. Në fund të vitit do të them se çfarë nuk më ka pëlqyer. Kam parë sulme kundër Interit dhe meje, por zero mbrojtje nga ana e klubit. Prandaj, derisa gjërat në rangjet drejtuese të përmirësohen, këto 82 pikë më takojnë vetëm mua dhe lojtarëve. Në rast se do të merrnim për bazë matematikën e vjetër, do të ishim shpallur ne kampionë, pasi kemi më shumë fitore. Por si me magji, pas kësaj arritjeje tonën, pashë shumë persona që hipën në piedestal, ndërkohë që nuk duhet ta bënin, pa më hipur mua dhe lojtarët e mi përpara.
kONTE
Sepse kur na lëshuan lopata me m…, ato i mora në fytyrë vetëm unë dhe futbollistët e mi. Gjithsesi, këtë gjë e pranojmë deri në njëfarë pikë, nuk jemi idiotë. Madje, po ju them se edhe rrufepritësin dikush e bën vitin e parë, në të dytin jo…”. Por Konte nuk është ndalur këtu: “Bëmë detyrën tonë në Serinë A, në Kupën e Italisë u përmirësuam, në Europë duhet të përfundojmë ende rrugën. Më pas në fund të vitit do të bëjmë të gjitha vlerësimet tona për sezonin e ardhshëm, jo vetëm teknike. Ka qenë një sezon shumë i vështirë për mua, edhe nga pikëpamja personale. Kujtoj edhe momentet përpara se të vinte Lukaku: Mos kujtoni se ishte e lehtë për ta transferuar këtu, vetëm unë e di se çfarë u desh të kaloja për ta veshur zikaltër. Me klubin duhet të jemi në të njëjtën linjë, duhet të flas me presidentin që ndodhet në Kinë. Nuk më pëlqen kur të tjerët të bashkohen rrugës: duhet të jesh përherë, ndërkohë që sulmet i kemi marrë gjithmonë ne”.
inter
PO ATJE – Që pas Veronës dhe Bolonjës trajneri zikaltër kishte përsëritur që “në fund të vitit do të bëhen vlerësimet”. Ishte momenti më i errët pas karantinës dhe sinjalet e krizës mes Interit dhe Kontes po bëheshin më të forta. Kanë kaluar rreth 20 ditë dhe nuk ka mjaftuar vendi i dytë, një pikë pas Juves (një vit më parë ishin 21…) për të ndryshuar gjërat. Trajneri ka vijuar: “Vendi i dytë. Do të më kishte pëlqyer të fitoja. E ardhmja? Mendojmë për të sotmen, duhet të japim maksimumin kundër Getafes në Ligën e Europës ku do të nevojitet të shesim shtrenjtë lëkurën. Diferencat me Juven janë, dhe të mëdha. Në krahun tjetër gëzohem kur mendoj se kam një grup profesionistësh që jep gjithçka. Këtë vit kanë bërë shumë. Çfarë na mungon? Juvja feston titullin e nëntë radhazi, kanë treguar se janë më të fortët, kanë një strukturë më të mirë se skuadrat e tjera brenda dhe jashtë fushe. Ne kemi mundësi të mëdha rritjeje, unë vendos në lojë fytyrën time, por deri në një pikë. Duhet parë nëse ekziston dëshira për ta bërë së bashku dhe nuk po flas vetëm për merkato. Në shkurtin 2018 Spaleti denonconte gjëra të rënda, në 2020-ën jemi po atje”.

Related posts

MOURINHO “NDEZ ALARMIN”/ LUKAKU ndërpret PUSHIMET për Man United

Isa.Autor

“KATAR 2022″/ Shmangu operacionin në gju, mesfushori i Shqipërisë sfidon kohën për të qenë gati për Kombëtaren

Delo.autor

KLOPP IA MBATH VRAPIT SAPO SHEH GUARDIOLËN/ Po bëhet virale, shikoni reagimin e trajnerit të Liverpool (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment