Futboll Seria A Sport

Ja kush do të jetë presidenti i ri i Milanit, nuk ka akord me Commisso

Fondi Elliott ka marrë përsipër Milanin dhe priten ndryshime me shumicë, përfshirë Paolo Scaroni si president, por kalimi te Rocco Commisso është i dyshimtë. Fondi amerikan ka në zotërim klubin, pasi Yonghong Li dështoi të paguante borxhin prej 32 milionë eurosh, madje as duke arritur afatin e tetorit për të shlyer plotësisht 303 milionë euro plus huatë e interesit që ai e bleu në prill 2017. Fondi Elliott nëpërmjet një deklaratë këmbënguli se do ta drejtojnë klubin përsëri dhe hapi i parë, sipas “Calcio e Finanza” dhe “Milano Finanza”, do të emërojë Paolo Scaroni si president të ri. Ai është aktualisht zv.presidenti i Rothschild dhe në Bordin e Drejtorëve të Milanit, kështu që do të ishte një hap relativisht i thjeshtë. CEO Marco Fassone dhe drejtori sportiv Massimiliano Mirabelli pritet të largohen, ndërsa trajneri Gennaro Gattuso u emërua në mënyrë specifike në njoftimin e shtypit nga Elliott, kështu që konsiderohet i sigurt.

Legjenda e kuqezinjve Paolo Maldini ka qenë vazhdimisht i lidhur me një rikthim në “San Siro”, dhe ndoshta do të ketë një rol drejtues të ngjashëm me atë që Javier Zanetti ka aktualisht te Interin. Ndërkohë, duket se Rocco Commisso, pronar i New York Cosmos nuk është i kënaqur me bisedimet e marrjes me Yonghong Li që u braktisën tërësisht pasi Elliott mori përsipër klubin. Ndërkohë drejtori kryesor i New York Cosmos, Erik Stover, publikoi disa mesazhe në Twitter duke thumbuar fondin Elliott për premtimet . “A ka ndonjë mbështetës të Milanit në një fjalë të kësaj deklarate? Firmat e kapitalit privat nuk janë të njohura për pronësinë sentimentale dhe trajtimin me kujdes. Ndoshta do të jetë ndryshe kësaj radhe. Një klub historik nuk duhet të jetë në pronësi të një firme të kapitalit privat dhe se ata publikojnë deklarata si kjo sa herë që ata blejnë kompani, normalisht nuk shkon mirë për ata që janë përfshirë”, shkruajti ai.

Related posts

I JEP FUND REZULTATEVE NEGATIVE/ Inter shkatërron Sassuolo-n dhe ngjitet në vendin e dytë

Delo.autor

E PABESUESHME/ 9 gola radhazi, ylli i Kroacisë si MESSI dhe RONALDO

Isa.Autor

NUK MUND TA IMAGJINOJ VETEN TEK…”/ “Profesori” Rangnick injoron Romën dhe thirrjen nga Italia

Delo.autor

Leave a Comment