Futboll Sport

LIVE/ Kroacia dhe Anglia në sfidën e “zjarrit” për një biletë në finalen e “Rusi 2018”

Kroacia dhe Anglia që do të përballen pas pak çastesh në stadiumin “Luzhniki”, janë dy ekipe që kanë befasuar duke arritur deri këtu. Në fillim të kompeticionit askush nuk i kishte në laps, megjithatë në këtë moment një prej tyre do të shkojë në finale me shpresën për të fituar trofeun e madh.

Kjo është hera e dytë për Kroacinë që mbërrin në gjysmëfinale pas 20 vitesh, ndërsa Anglia, që e ka fituar trofeun në vitin e largët 1966, kërkon të rikthehet te suksesi i munguar prej dekadash. Pritet një ndeshje tepër e luftuar dhe trajnerët nuk kanë bërë ndryshime të mëdha në formacion. Zlatko Dalic, është një trajner i panjohur në gjysmëfinale në Kupën e Botës, por ekipi i tij ka bërë rrugën e duhur dhe ndaj Anglisë synon fitoren për të arritur në finalen e Moskës.

Edhe në krahun tejtër ka shumë besim dhe optimizëm te puna e bërë nga Gareth Southgate. Në fushë pritet një ndeshje e fortë dhe diferencat janë tepër të vogla. Kroacia mburret me mesfushën, pasi ka një nga repartet më të kompletuara në këtë Botëror, ndërsa Anglia me freskinë dhe shpejtësinë.

Related posts

PËRBALLJA E PARË DIREKTE NË LA LIGA/ Konfirmohen data dhe orari i “El Clasico”-s, Real Madrid-Barcelona

F.autor

SHQETËSIMET E PARA TEK PARTIZANI/ Ja pse e pësoi mesfushori i “Demave” pas ardhjes nga Amerika

Delo.autor

EUROPA LEAGUE/ Gattuso OPTIMIST: Kemi një grup të SHKËLQYER, por duhet të…

Isa.Autor

Leave a Comment