Futboll Seria A Sport

KLUBI, GOLAT DHE TRASHËGIMIA/ Pioli sulm Milanit në 3 fronte. Ja “idetë” e trajnerit

Nëse është e vërtetë se mbrojtja më e mirë është sulmi, atëherë mund të thuhet se Stefano Pioli po mendon seriozisht të vërë në vështirësi pronarët e “Elliott”, fondi që zotëron edhe pronësinë e klubit të Milanit.

Praktikisht trajneri do të mundohet të arrijë një kualifikim në Ligën e Europës, teksa taktikisht do të tentojë këtë objektiv duke u munduar të rreshtojë një ekip me prirje të qarta sulmuese. Nëse është e vërtetë që pesë javët e ardhshme janë të fundit për Piolin milanist, atëherë guximi duhet t’i kalojë skajet e normalitetit.

KONFIDENCA – Lidhja e trajnerit me organikën është e dukshme, sidomos tani që stadiumet janë krejt bosh, çka është një rast për të kuptuar aspektet që në kushte normale akustika e tifozëve nuk i lejon. 54-vjeçari është një trajner tepër kërkues, por aspak i rreptë, ndërkohë që me lojtarët ka instaluar një raport më tepër se vëllazëror. Me të lojtarët nuk ndihen si në bankat e shkollës, përkundrazi, të gjithë kanë dëshirë për t’i zbatuar çdo urdhër.

Presingu i lartë është një nga synimet kryesore të Piolit, aq më tepër në kushte vape dhe me formën fizike aktuale çdo ekip do të kishte vështirësi të ndiqte rivalët nëpër fushë. Presingu i lartë mundëson një fitim të topit në kohë më të shkurtra, çka përkthehet në kursim energjisë.

NË DORËZIM – Pavarësisht nga fati i tij, 54-vjeçari dëshiron t’i lërë pasardhësit një grup ku lojtarët janë shokë, por edhe me sens përkatësie ndaj skuadrës e fanellës. Linjat e filozofisë së Piolit janë të ngjashme në disa aspekte taktike me ato të Rangnikut, teksa në bazë të asaj që u pa në Leçe, mund të thuhet se nëse lëvizjet janë të duhurat, Milani di të shënojë e të lëndojë.

pioli555

Sigurisht, rivali i ndeshjes së fundit nuk është Juventusi apo Lacio, por nëse lëvizjet kryhen me kohën dhe mënyrën e duhur, çdo prapavijë mund të vuajë. Siç u pa në “Via del Mare”, Çalhanoglu kishte liri të plotë veprimi, por çdo pozicionim i turkut ishte në sinkron me shokët e ekipit. Interesante ishin edhe lëvizjet e Rebiçit që herë kërkonte thellësinë e herë “priste” diagonalisht mbrojtjen leçeze. 4-2-3-1 mund të kalojë lehtë në dorëzim të Rangnikut, sepse vërtet nuk ofron futboll “shampanjë”, por konceptet dhe logjika kanë një qartësi të dukshme.

PROVA PËRPLASJEJE – Ashtu si Pioli që po luan në sulm me klubin, edhe skuadra po mundohet të bëjë të njëjtën gjë. Diçka e tillë u pa që ndaj Juves kur kuqezinjtë nuk u shthurën pavarësisht cilësisë apo epërsisë numerike të rivalit. Në Leçe diferencën e bënë individët, por edhe forma fizike, e cila te kuqezinjtë ishte mbi normalen e momentit.

Edhe në këtë aspekt meritat janë të trajnerit që i ka ndjekur si du het lojtarët, të cilët tashmë duhet të tregojnë veten ndaj Romës, Lacios, Juves dhe Napolit, teksa në kalendar është edhe SPAL-it. Provime të rëndësishme për forcën dhe mundësitë e një grupi, që të paktën praktikisht do të mundohet t’i dhurojë trajnerit mundësinë, mbase të fundit, për të luajtur në sulm me Milanin.

Related posts

VIDEO/ Leo Messi ‘magjik’ edhe kur ishte vetëm 12 vjeç

Q.Autor

PARTIZANI I DAJËS/ Ja si pritet të jetë skuadra e re e “Demave të Kuq”

Delo.autor

BARCELONA-MANCHESTER UNITED/ Starton sfida në “Camp Nou”

Delo.autor

Leave a Comment