Futboll Seria A Sport

RONALDO dhe rekordet që mund të thyejë në kampionatin italian

Cristiano Ronaldo, pas kalimit të tij nga Real Madrid tek Juventus, do ta nisë përsëri nga e para në një kampionat të ri, ku do të kërkojë të vendosë rekorde të reja. CR7, në fakt, është larguar nga “Merengues” si golashënuesi më i mirë i historisë së klubit me 450 realizime.

Më poshtë është një listë rekordesh, nga më i mundshmi për t’u arritur tek më i vështiri, që 33-vjeçari mund të vendosë me fanellën e bardhezinjve. Ai do të ketë katër vite në dispozicion (kohëzgjatja e kontratës së tij me Juventus) për ta bërë një gjë të tillë. Nuk është shumë, por asgjë nuk është e pamundur kur flitet për Ronaldo-n.

Më shumë gola të shënuar në një sezon të Serisë A: 36 – Gino Rossetti (Torino 1928/29), Gonzalo Higuaín (Napoli, 2015/16)

Më shumë gola në një sezon për Juventus: 35 – Ferenc Hirzer (1925/26)

Lojtari më i vjetër që ka shënuar 5 gola në një ndeshje të Serisë A: 34 vjeç e 330 ditë – Miroslav Klose (Lazio, 2012/13)

Kryegolashënuesi më i vjetër në një sezon të Serisë A: Luca Toni (38 vite e 5 ditë – Luca Toni, Verona, 2014/15)

Lojtari më i vjetër që ka shënuar një tregolësh në Serinë A: 37 vite e 51 ditë – Silvio Piola (Novara)

Lojtari me më shumë tregolësha në Serinë A: 17 = Gunnar Nordahl (AC Milan, AS Roma), Giuseppe Meazza (Inter Milan, AC Milan, Juventus, Varese, Atalanta)

Golashënuesi më i mirë i Juventus në kompeticionet e UEFA-s: 51 – Alessandro Del Piero

Lojtari me më shumë gola në Serinë A: 274 – Silvio Piola (Pro Vercelli, Lazio, Torino, Juventus, Novara)

Lojtari me më shumë gola për Juventus në Serinë A: 288 – Alessandro Del Piero

Related posts

PO BËHET VIRALE/ Ndëshkoi Manchester United dhe festoi si CR7, Ronaldo e injoron pas ndeshjes (VIDEO)

Delo.autor

REAL MADRID ZHGËNJEN SËRISH/ Alaves mposht “Los Blancos”, Zidane humbet sërish Hazard

Delo.autor

PAS 8 FITORESH RADHAZI/ “Zikaltërit” mposhten nga Sampdoria dhe humbet shansin për të kapur vendin e parë

Delo.autor

Leave a Comment