Futboll Sport

Rusi 2018/ Kombëtarja e Spanjës me leksione për VAR para botërorit

Sistemi VAR (Asistenti ndihmës me video) tregon se Ronaldo ishte në pozicion jashtë loje me të vërtetë, dhe kjo bën që mos të ketë penallti. Por jo kartoni i kuq ndaj Ramos-it. Spanja ngelet me 10 lojtarë, dhe Ramos pezullohet për takimin tjetër. Nëse kjo situatë ju nxeh ju, imagjinoni mbrojtësin e Realit dhe trajnerin Julen Lopetegui.

Për këtë arsye Federata Spanjolle e Futbollit ka vendosur të marrë masa. Ata i kanë kërkuar ish-arbitrit ndërkombëtar Carlos Velasco Carballo që të flasë me kombëtaren dhe t’u tregojë futbollistëve se si VAR funksionon.

Qëllimi është që futbollistët ta kuptojnë plotësisht sistemin VAR. Trajneri Lopetegui e di mirë impaktin që VAR mund të ketë në botëror kështu që kërkon të shmangë çdo lloj të papriture.

Related posts

E ardhmja e Salah, Liverpool mundohet ta “blindojë” sulmuesin egjiptian

Sadik.Autor

PAS ELEMINIMIT NË EUROPA LEAGUE/ Gattuso: Në aspektin e cilësisë luajtëm një ndeshje mediokre, mendoj se…

Isa.Autor

SUPER IBRAHIMOVIC/ Shikoni çfarë bën suedezi pas rikthimit te Milani (VIDEO)

F.autor

Leave a Comment