Futboll Premier League Sport

Liverpool parakalon Real Madridin, ofertë 65-milionëshe për portierin Alisson

A do të jetë e ardhmja e Alisson në Premier League? Portieri brazilian, pavarësisht nga një marrëveshje e përgjithshme, e arritur tashmë me Real Madridin, në fund mund të pranonte ofertën e pasur të Liverpool.

Sipas “La Gazzetta dello Sport”, skuadra nga “Anfield” ka vendosur të thyejë vonesat dhe është e gatshme për të vënë në pjatën e Romës 60 milionë euro, plus 5 milionë të tjera bonuse. Pra, klubi anglez është afruar shumë me kërkesën prej 70 milionë eurove, për sa verdhekuqtë janë gati për ta dorëzuar portierin e tyre.

Për të bindur Alisson që të zgjedhë Liverpool, Jurgen Klopp do t’i ofrojë brazilianit një kontratë 5-vjeçare, me pagë 6 milionë euro neto në sezon, një shifër shumë më e lartë se ajo e vënë në pjatë nga Real Madridi.

Ndjenja është që, nëse shifrat konfirmohen, transferimi i Alisson te Liverpool është vetëm një çështje kohe dhe në atë moment Roma do të duhet të kërkojë një portier tjetër. Në këtë kuptim, qëllimi numër një i verdhekuqve mbetet Areola i PSG, ndërsa alternativa e parë përfaqësohet nga Sirigu, i cili, megjithatë, sapo ka rinovuar kontratën me Torinon.

Related posts

FOTO/ 17 trilion paund pasuri, ja jeta luksoze e pronarit të Manchester City

Q.Autor

MERKATO E BUJSHME/ Reali nuk pret deri vitin tjetër, gati oferta për të bindur Mbappe dhe PSG-në…

Delo.autor

SKANDAL/ Kishte trafikuar 310 kilogramë drogë, policia arreston ish-sulmuesin e Gjermanisë

Delo.autor

Leave a Comment