Futboll Premier League Sport

Tifozët “kurorzojnë” Salah/ Egjiptiani zgjidhet lojtari i vitit në Angli

Mohamed Salah është votuar nga tifozët si lojtari më i mirë i vitit në Angli. Sulmuesi egjiptian mori 89 për qind të votave në një sondazh online me tifozë të futbollit nga e gjithë Anglia.

Sulmuesi i Liverpoolit vendosi rekord të ri në Premierligë me 32 golat e tij në sezonin 2017/18, ndërsa në total i ka shënuar 44 gola për të kuqtë. Po ashtu, Salah u shpall lojtari i muajin në katër raste në sezonin e tij debutues në “Anfield”.

Në garë për lojtarin më të mirë të fansave, Salah i mposhti yjet tjera si David de Gea (Manchester United), Kevin de Bruyne (Manchester City), Eden Hazard (Chelsea), Harry Kane (Tottenham Hotspur) dhe Raheem Sterling (Manchester City).

Related posts

ZYRTARE/ Mesfushori shqiptar firmos kontratë të re me klubin e Premier League…

Delo.autor

Ja si do të ishte Champions, nëse llogariten vetëm golat e sulmuesve

Sadik.Autor

E PAPRITUR/ ANULOHET transferimi i VIDAL tek INTER, fajtor ylli i Real Madridit (DETAJET)

Isa.Autor

Leave a Comment