Futboll Sport

Tjetër blerje e PSG për të joshur brazilianin Neymar të qëndrojë në Paris

Drejtuesit e PSG po bëjnë çmos për të evituar çdo lloj mundësie që mund të çojë në largimin e mundshëm nga Qyteti i Dritave, të Neymar, apo dhe bashkëkombasve të tij brazilian, si Dani Alves, Thiago Silva dhe Marquinhos. Frika se mos numri 10 i Brazilit, largohet nga PSG, ka detyruar drejtuesit e klubit parisien që të vazhdojnë të llastojnë brazilianin, duke e tunduar me çdo gjë të mundshme.

Dhurata më e fundit për Neymar është pikërisht rekrutimi i Bruno Mazziotti, fizioterapisti i Coritnthians dhe me një karrierë të gjatë. Mazziotti, që i dha lamtumirën Corinthians dhe njoftoi mbërritjen e tij te PSG, përmes rrjeteve sociale, ishte njëri prej të paktëve që ishte në dijeni të evolucionit dhe trajtimit të dëmtimit që Neymar pësoi në muajin shkurt. Një dëmtim ai i pësuar në përballjen ndaj Marseille që rrezikoi shumë jo vetëm sezonin e Neymar te PSG në Ligue 1, por edhe pjesëmarrjen e tij në Kupën e Botës me Brazilin.

Ishte pikërisht fizioterapisti Mazziotti, ai që plotësoi ekipin që ndihmoi Neymar të rekuperohej në kohë për Kupën e Botës në Rusi. Bashkë me doktor Rodrigo Lesmar, mjeku i Brazilit që operoi O’Ney në mars, me përgatitësin fizik, Ricardo Rosa, por edhe me fizioterapistin personal Rafael Martini, që punon për sulmuesin e PSG, Mazziotti udhëtoi me futbollistin për në Rusi.

Related posts

Kërkoi largimin nga Reali, Figo këshillon Ronaldon

Sadik.Autor

SPECIALE/ Botërori “Rusi 2018” një “trampolinë” për talentet që priten të “shpërthejnë” (VIDEO)

Sadik.Autor

PO VUAN SHUMË/ Neymar “shpërthen” në lot kur merr vesh se… (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment