Futboll Sport

Tifozi vjedh fanellën e parë të firmosur nga RONALDO, e nxjerr në shitje për një shifër të çmendur

Fanellat e Cristiano Ronaldo-s kanë shpërthyer së fundmi në dyqanet italiane, aq shumë sa dyqani sportiv i Juventus u mbyll për shkak të rrëmujës së madhe një ditë pas firmës së portugezit.

Një gazetar italian, me një fanellë të re të Ronaldo-s ka shkuar resorin Costa Navarino, aty ku ndodhet pesë herë fituesi i Ballon d’Or.

Aty ai takon një turist i cili po qëndronte në resort. “Të lutem, të jap këtë fanellë, a mund të shkosh te Ronaldo dhe t’i kërkosh ta firmosë? Nuk mund të kthehem pa të,” i ka thënë gazetari tifozit.

Tifozi pranon, merr fanellën dhe niset. Por pas shumë orësh ai nuk ishte kthyer akoma dhe kishte fikur celularin. Pas shumë orësh tifozi më në fund e hap telefonin dhe i thotë “më fal, por kam vendosur ta mbaj fanellën”.

Pak më vonë, fanella është shfaqur në Ebay dhe mund të blihet për 13,000 euro.

Related posts

MORI NJË FANELLË SPECIALE PËR 750 GOLAT NË KARRIERË/ Ronaldo: Ja cili është lideri i Juventus… (VIDEO)

Delo.autor

“MESSI ËSHTË BARCELONA”/ Kandidati për president i “Katalanasve”: Nuk e imagjinoj që do të ndodhë…

Delo.autor

NGA RIO FERDINAND TEK MAGUIRE/ Njihuni me 15 futbollistët më të shtrenjtë anglezë të të gjitha kohërave

Delo.autor

Leave a Comment