E ardhmja e Arlind Ajeti-t pritet të jetë larg nga Torino. Mbrojtësi shqiptar i lindur në vitin 1993 pas një viti të huazimi te Crotone është rikthyer në bazë, por Torino për të do të jetë vetëm një periudhë transitore. Që në ditët e para të qershorit Walter Mazzarri e ka përjashtuar se mundësinë që ish-mbrojtësi i Frosinone mund të jetë pjesë e skuadrës së tij, duke përjashtuar atë së pari nga të grumbullimi në Filadelfia dhe më pas nga grumbullimi në Bormio. Një sinjal i qartë për merkaton: Ajeti është i tepërt dhe si i tillë do të duhet të gjejë një destinacion sa më parë të jetë e mundur.
Destinacion që sipas thashethemeve të fundit, mund të jetë përsëri Crotone. Shoqëria kalabreze, e cila vetëm pak muaj më parë kishte vendosur të mos e blinte kartonin e lojtarit të lindur në vitin 1993, ka ndryshuar mendim. Me Ceccherini-n gjithnjë e më pranë Fiorentinës, trajneri italian Walter Zenga sheh te lojtari i kombëtares zëvendësuesin ideal. Hipoteza më e mundshme në këtë periudhë është ajo e shitjes përfundimtare. Kontrata në fjalë midis Torinos dhe ish lojtarit të Frosinones përfundon më 30 qershor 2019, edhe në këtë mënyrë pas një viti do të jetë i lirë. Të dy palët janë në kontakt të vazhdueshëm dhe për momentin nuk mund të përjashtohet asnjë hipotezë. Arlind Ajeti po kërkon një ekip: Crotone po diskuton me Torino-n për ta transferuar shqiptarin.