Futboll Sport

Unai Emery: Arsenal mund të afrojë edhe një kampion të madh

Skuadra e Arsenal ka afruar 5 lojtarë deri më tani në merkaton e verës, por trajneri Unai Emery mendon se “topçinjtë” kanë nevojë edhe për një përforcim tjetër, madje kjo duhet të jetë një blerje “big”. Lojtarët Lucas Torreira, Bernd Leno, Sokratis Papastathopoulos, Matteo Guendouzi dhe Stephan Lichtsteiner janë 5 blerjet e deritanishme të Arsenal, por londinezët do të jenë gati të bëjnë edhe një blerje të madhe nëse jepet mundësia.

“Sot për sot jemi një ekip i mirë, por kemi mundësi për të bërë të tjera blerje dhe nëse do të arrijmë të afrojmë edhe ndonjë kampion tjetër, do të jem edhe më i lumtur. Kemi marrë lojtarët që na duheshin dhe do të afrojmë ndonjë futbollist tjetër vetëm nëse do të na ofrohet një mundësi e mirë”, tha Unai Emery. Më tej, trajneri që këtë verë erdhi te “topçinjtë”, shtoi: “Do t’u japim shumë përparësi lojtarëve të rinj, por do të shohim edhe merkaton”.

Related posts

Bonucci rikthehet tek Juventusi/ Shikoni festimin që bëri para tifozëve bardhezi këtë sezon (VIDEO)

Isa.Autor

KONFLIKT ME TRAJNERIN E APOLONISË/ Sulmuesi Gjata: Ne funksionojmë si grup dhe nuk ka tradhtarë mes nesh

Delo.autor

Epilogu i trishtë i Gabigol, vjen “shkarkimi” i radhës

Sadik.Autor

Leave a Comment