Futboll Sport

E ÇUDITSHME/ Nigerianët bllokohen në aeroportin e Moskës, nuk ka…

Rreth 80 titozë të Nigerisë janë bllokuar në Moskë dhe nuk kanë patur mundësi të rikthehen në vendlindje, pas anullimit të biletave të kthimit me avion charter. Tifozët, që kishin ardhur me “pasaportën e tifozit”, janë grumbulluar pranë ambasadës së vendit të tyre në Rusi, në kërkim të një rrugëzgjidhje. Por duket se e vërteta është ndryshe, pasi ata përdorën “pasaportën e tifozit” për të ardhur në Rusi pa vizë gjatë Botërorit me shpresën që të gjenin punë.

Por duket se kërkimi për një jetë më të mirë në Rusi nuk ka shkuar ashtu si duket dhe tifozët kanë vendosur që të rikthehen në vendlindje. Autoritetet ruse bëjnë me dije se numri i tifozëve të ardhur nga Nigeria për të mbështetur kombëtaren e tyre është mbi 300 dhe se në të njëjtën situatë janë edhe 200 tifozë të tjerë, që po kontaktojnë ambasadën e tyre. Kjo e fundit ka vendosur t’i ndihmojë, duke u paguar një vend për të fjetur në disa hostel, deri në momentin e kthimit.

Related posts

PARA SKOCISË DHE UELLSIT/ Shqipëria synoi të “shqiptarizonte” mesfushorin e Schalkes

Isa.Autor

LIVE/ Po luhet ndeshja eliminatore Gjermani-Holandë. Rezultati 2-3

Delo.autor

“ÇMENDET” REAL MADRID/ Kërkon futbollistin 37 vjeç që…

F.autor

Leave a Comment