Futboll Seria A

Mino Raiola nis kontaktet me PSG, përgatitet largimi i Donnarummas në qershor

Merkato gjithmonë e hapur, dhe nga “Sky” mbërrijnë lajme negative për tifozët kuqezi të Milanit.

Sipas të dërguarit special të medias së madhe italiane, raportohet se gjatë javës ka patur kontakte mes menaxherit të famshëm Mino Raiola dhe drejtuesve të Paris Saint-Germain, me objekt diskutimi, portierin e Milan, Gigio Donnarumma.

Njëherësh është zbuluar edhe një tjetër detaj i rëndësishëm, pikërisht që portieri kuqezi nuk ka një klauzolë të përcaktuar për shitjen, që të mund ta mbajë atë të lidhur me klubin.

Kjo përkthehet nga media italiane si një thikë me dy presa, pasi nëse klubi do të gjendej në qershor, me pozita të shëndosha financiare, atëherë mund t’i lejojë vetes që të refuzojë shifra më të larta edhe se 70 milionë euro të parashikuara, ose në rast të kërkesës së futbollistit për tu larguar, të kërkojë shifra edhe më të larta për të marrë maksimumin.

Related posts

NOSTALGJI/ 50 vite nga “Ndeshja e Shekullit”, 30 minutat e çmendura të gjysmëfinales Itali-Gjermani në Kupën e Botës

Delo.autor

ZYRTARE/ Vllaznia e shikonte si të ardhmen e portës, Brdariç prezanton ish-gardianin e kuqebluve

F.autor

MILAN-JUVENTUS/ Konfirmohet mungesa e madhe në finalen e Kupës së Italisë

Q.Autor

Leave a Comment