Futboll Sport

Rekord i shitjes së biletave për Kupën e Botës

Organizatorët e Kupës së Botës, kanë treguar numrin e saktë të biletave të shitura deri më tani.

Rusia do të jetë nikoqire e Botërorit të sivjetmë që fillon më 14 qershor.

Interesimi për të parë nga afër këto ndeshje është shumë i madh dhe për këtë më së miri tregon edhe numri i biletave të shitura deri më tani.

Shefi i Departamentit të shitjes së Biletave, Falk Eller në FIFA konfirmoi se deri ditën e mërkurë janë shitur mbi 2.2 milionë bileta të evenimentit.

Eller deklaroi se shumica e këtyre biletave janë shitur nëpërmjet faqes zyrtare të internetit të FIFA dhe se 53% e këtyre biletave janë blerë nga tifozë të huaj.

Ndërkaq, ditën e mërkurë nisi edhe faza e fundit e shitjes së biletave, sigurisht nëpërmjet faqes së internetit të federatës Ndërkombëtare të Futbollit.

Sipas këtij organizmi e gjithë kjo bëhet për të siguruar mundësi të barabarta për tifozët nga e gjithë bota.

Related posts

GUARDIOLA NUK IA KURSEN FJALËT E MIRA/ Kush është 20-vjeçari i Manchester City-t që e ka fituar 3 herë titullin

Delo.autor

MERKATO/ Interi GODET sërish, sulmuesi argjentinas zbarkon në Milano. Pritet…

F.autor

U DËMTUA NË NDESHJEN KUNDËR VASCO DE GAMA/ Felipe Melo i pafat, e pëson keq dhe mbyll vitin në infermieri

Delo.autor

Leave a Comment