Futboll Seria A Sport

Mediat argjentinase: Di Maria shumë pranë klubit milanez, pritet miratimi i PSG-së

Pavarësisht se ka afruar disa lojtarë deri tani, Interi vijon të jetë aktiv në merkato, për të ndërtuar përforcuar më shumë skuadrën, në prag të sezonit që pritet të jetë shumë impenjativ. “Po punojmë për të ndërtuar një grup me 20 futbollistë, të aftë për të vendosur fatet e një ndeshjeje”, deklaroi Spalletti dje në konferencë për shtyp, duke lënë të hapur ende merkaton.

Së fundi ka qenë Fox Sport në Argjentinë, që në edicionin e saj të mëngjesit, ka raportuar se zikaltrit janë shumë pranë transferimit të Angel Di Marias në Milano. Sipas tyre, agjenti i lojtarit dhe Ausilio kanë gjetur gjuhën e përbashkët, ndërsa tani pritet të fillojnë negociatat me PSG-në, për çmimin dhe formulën e transferimit.

Zikaltrit dëshirojnë një huazim me të drejtë blerjeje, si mënyra e vetme për të mos rënduar në bilanc dhe për të pasur mundësi ta aktivizojë argjentinasin në Champions, ndërsa nga ana tjetër francezët kanë nevojë për para dhe këmbëngulin për shitje përfundimtare.

Gjithsesi në orën e ardhshme do të mësohen më shumë detaje rreth këtij transferimi dhe mundësive për t’u realizuar.

Related posts

KOMBËTARJA U-21/ Kapiteni Kallaku shtang Austrinë me një gol të jashtëzakonshëm (VIDEO)

Delo.autor

TRANSFERIMI I BUJSHËM/ Rroca flet si kuksian: Dua titullin dhe një kampionat më të fortë

Delo.autor

PAS AFRIMIT TË SANCHOS/ Manchester United nuk ndalet, dëshiron dhe yllin e Realit të Madrid…

Delo.autor

Leave a Comment