Futboll Sport

Një surprizë dhe tre rikthime, dita e parë e Flamurtarit të Dajës

Flamurtari e ka bazën e ekipit, por sigurisht që duhen përforcime, madje në çdo repart. Trajneri Ilir Daja ka zbarkuar në Vlorë dhe ka nisur nga puna. Nuk ka kohë për të humbur dhe këtë e pranoi edhe vetë në daljen e parë mediatike. Gjatë seancës së djeshme stërvitore është zbardhur edhe një dilemë që lidhej me të ardhmen e mbrojtësit Franc Veliu. Vlonjati ishte në stërvitje dhe duket se do të vijojë të mbrojë ngjyrat e Flamurtarit.

Administratori Sinan Idrizi i ka lënë dorë të lirë trajnerit Daja për ndërtimin e ekipit dhe nga grupi i vjetshëm kanë mbetur disa prej tyre, por edhe janë larguar shumë. Momentalisht është e nevojshme që të ndërhyhet për mbrojtjen, pasi stafi teknik ka si alternativa vetëm Veliun dhe Pollozhanin. Mund të jet një alternativë edhe Fjoralb Deliaj, të cilin Daja e ka përfshirë në formacion në moshë të re te Tirana. Gjithsesi kërkohet të paktën edhe një tjetër lojtar me eksperiencë për qendrën e mbrojtjes.

Gjithashtu duhen alternativa edhe për krahët e mbrojtjes. Siljanovski është “zot” në krahun e djathtë, ndërkohë që dje zbriti në fushë edhe Arbër Beqaj, i cili sezonin e shkuar e nisi me Teutën dhe mbylli te Laçi. Vlonjati është produkt i ekipeve të moshave të Flamurtarit. Trajneri Daja do të duhet të shohë këto ditë nga afër edhe disa prej lojtarëve të ekipeve të moshave për të vendosur se kush mund të jetë pjesë e ekipit të parë. Veç Beqajt është kthyer edhe Jurgen Qarri, i cili u huazua vjet te Korabi, si dhe Ibrahim Toungara nga Liria e Prizrenit.

LOJTARËT QË U VUNË NËN URDHRAT E ILIR DAJËS
Pano Qirko, Edmir Sali, Goran Siljanovksi, Arbër Beqaj, Artim Pollozhani, Franc Veliu, Fjorald Deliaj, Emiljano Musta, Idriz Batha, Muhamed Useini, Ibrahim Toungara, Tomislav Busic, Rinaldo Rrapaj, Sokol Maze, Jurgen Qarri, Xhulio Tushi, Arien Muçollari

Related posts

STATISTIKAT NË KOMBËTARE/ Më të mirët e Amerikës së Jugut, Messi me shokë “mposhtin” Brazilin

Delo.autor

LËSHOHET “BOMBA” NGA AMERIKA/ Mbappe largohet në verë, zbulohet destiancioni i ri!

Delo.autor

SKANDALI NË GRANADA-BARCELONA/ Një audio zbulon fyerjet e lojtarit ndaj Koeman: Je një kloun (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment