Futboll Sport

Arbitron finalen e Botërorit, ja çfarë domëthënie ka ky moment për argjentinasin

Arbitri argjentinas Nestor Pitana nuk do ta harrojë asnjëherë që një ditë gjykoi njërën prej finaleve të kampionatit botëror. 43-vjeçari argjentinas është zgjedhur nga FIFA si njeriu që do të ruajë balancën në takimin drithërues midis Francës dhe Kroacisë nesër.

Në një intervistë eksluzive për faqen zyrtare të FIFA-s, Pitana e ka krahasuar këtë ngjarje me momentin kur u bë baba.

“Shumë rrallë kam përjetuar një gjë që mund të krahasohet me finalen në jetën time. Këtë kënaqësi, këtë lumturi do ta krahasoja me me momentin kur më thanë se do të bëhesha baba. Për çdo fëmijkë që do futbollin, ëndrra është që një ditë të shkojë në Kupën e Botës. Ekipi ka punuar fort për të arritur këtu ku jemi. Kemi realizuar një nga arritjet më të mëdha në arbitrimin botëror. Dhe tani duam ta përfundojmë këtë punë në mënyrën më të mirë të mundshme”, deklaron Pitana për faqen e FIFA-s.

Ai bëhet arbitri i dytë pas Horacio Elizondos që gjykoi takimin e parë dhe finalen e kampionatit botëror të 2006/fifa.com/.

 

Related posts

Agjenti i Bale/ Jam tifoz i Arsenalit por uellsiani do të shkoi në “hënë”

Isa.Autor

“TIFOZËT HAPIN BARKUN”/ Fanatics nuk durojnë më: Ju tregojmë SKANDALET E TIRANËS (VIDEO)

Isa.Autor

FITORJA E 7 RADHAZI/ Kampionët e Guardiolës mposhtin Fulhamin dhe marrin kreun e Premier

Delo.autor

Leave a Comment