Futboll Premier League Sport

Raiola takon drejtuesit e Barcelonës, ja kushtet për të blerë Pogba

Mesfushori francez Paul Pogba mund të luajë për Barcelonën sezonin e ardhshëm në La Liga. Menaxheri i tij Mino Raiola ka qenë në stërvitjen e skuadrës “blaugrana” këtë javë dhe ka takuar drejtuesit e ekipit katalanas për të biseduar në lidhje me transferimin e mundshëm të mesfushorit, që është ende nën kontratë me Manchester United. Paraqitja e mirë që Pogba ka bërë në Kupën e Botës “Rusi 2018” ka rritur sërish kuotat e tij, ndaj Raiola ka nisur bisedimet me klubet më të mëdha në Europë për t’i gjetur një sistemim të ri mesfushorit.

Marrëdhënia e Pogba me trajnerin Jose Mourinho është krisur prej kohësh dhe e ardhmja e lojtarit është larg “Old Trafford”, ndaj një transferim në “Camp Nou” është gjithnjë e më i mundshëm. Barcelona është interesuar për lojtarin që në vitin 2015, por Pogba vendosi të rikthehej tek United, ku dhe kuishte luajtur para se btë transferohej te Juventusi. Por pas largimit të Andres Iniesta skuadra kampione e Spanjës po sheh disa alternativa për ta zëvendësuar mesfushorin dhe Pogba është në balotazh me Kante për të veshur fanellën e Barça.

Related posts

Triumfi shpëtimtar i Argjentinës, Messi në fushë me hajmali

Isa.Autor

SKANDALI/ Skuadra italiane përdor ADOLESHENTE gjysmë të zhveshura, akuzohet për… (FOTO)

Isa.Autor

MERR FORMË TIRANA NË SEZONIN E RI/ Shehi mendon për skemën, ja si pritet të rreshtohen “bardheblutë”…

Delo.autor

Leave a Comment