Futboll La Liga Sport

E DUAN NË “CAMP NOU”/ Barcelona ka përgatitur ofertën tunduese për Hazardin

Eden Hazard pritet të jetë një nga protagonistët e ditëve të ardhshme. Duket se lojtari i Çelsit, ka nisur një luftë midis Realit dhe Barcelonës.

Duket se më afër nënshkrimit me belgun është Reali i Madridit por Barcelona është duke kërkuar “pole position” në garën për të siguruar shërbimet e tij. Ata e dinë shumë mirë se Çelsi do të kërkojë një shumë të majme dhe se prapa lojtarit po qëndron dhe Reali.

Kështu klubi nga Katalonja ka vendosur që të vijë me një ofertë konkrete. Në këtë ofertë do të përfshihet lojtari Osman Dembele i cili nuk i ka bindur drejtuesit si edhe 80 milionë euro. Kjo mund të jetë një ofertë joshëse për Çelsin dhe mund të jetë gati ta pranojë sipas “DonBalon.

Related posts

SUPER NDESHJE! Manchester City mund pas 7 golash Realin në gjysmëfinalen e parë

F.autor

MERKATOJA E JANARIT/ Liverpooli interesohet për “bomberin” italian, por ka konkurrencën e Napolit

Delo.autor

Brazili fiton në frymën e fundit, vendos sërisht Coutinjo dhe Neymar (VIDEO)

Sadik.Autor

Leave a Comment