Sport Të tjera

Djokovic mposht Nadal pas dy ditësh lojë, shkon në finalen e Wimbledon

Tenisti serb Novak Djokovic është finalisti i dytë i grand slemit të Wimbledon, pas fitores 3-2 në gjysmëfinale ndaj rivalit spanjoll Rafael Nadal (4-6, 6-3, 6-7, 6-3, 8-10). Një ndeshje që nisi të premten pasdite, u ndal pak para mesnate për shkak të errësirës dhe përfundoi të shtunën pasdite. Një përballje që ishte një spektakël, pasi dy tenistët më të mirë në botë dhuruan një lojë magjike dhe emocionuese në të pesta setet, përgjatë dy ditëve. Në fund triumfoi Djokovic, që rikthehet në finalen e një grand slemi pas gati dy vitesh.

Të premten, ndeshja u ndërpre në avantazhin 2-1 për Djokovic, por me nisjen e setit të katërt në fushë është Nadal ai që dominon, duke u shkëputur që në fillim dhe fiton 6-3, duke barazuar në 2-2 setet. Mjaft i bukur seti final, një maratonë e vërtetë, me tenistët që fituan “game” me topat e tyre dhe u duk se ky set do të zgjaste si ai i gjysmëfinales tjetër. Por Djokovic duket më i motivuar dhe i freskët në fushë, duke u shkëputur 9-8 dhe më pas fiton 10-8 me shërbimin e Nadal, duke festuar këtë triumf dhe rikthimin e tij në elitë.

Përballë Djokovic në finale do të jetë tenisti afrikano-jugor Kevin Anderson, që një ditë më parë pat fituar 3-2 ndaj John Isner, ndeshje e cila do të luhet të dielën (15 korrik). Një përballje ku serbi konsiderohet favorit, duke parë formën e mirë të treguar dhe dëshirën e madhe për t’u rikthyer në majën e renditjes botërore.

Related posts

BOTËRORI I PESHËNGRITJES/ Briken Calja kalon me sukses dy provat e para, por ja çfarë i ndodh

Isa.Autor

INTER-CHIEVO/ Politano mposht portierin dhe zhbllokon sfidën, ja goli (VIDEO)

Delo.autor

ZYRTARE/ Atalanta në Champions League, Spezia në Serie A

Delo.autor

Leave a Comment