Futboll Premier League Sport

ZYRTARE/ Leicester City ofron 30 mln euro për yllin e Barcelonës

Leicester City ka ringjallur interesin për kolumbianin e Barcelona-s Yerry Mina. Dhelprat janë përfolur shpeshherë për interesin e madh që kanë shfaqur për mbrojtësin 23-vjeçar përpara se ai të kryente transferimin e tij me vlerë 12 mln euro në Camp Nou nga Palmeiras i Brazilit në janar.

Gjashtë muaj më pas, Barça është gati ta largojë, me Leicester, West Ham dhe Averton që kanë ofruar 30 mln euro, raportohet në mediat spanjolle. Mina ka shkëlqyer në Kupën e Botës, duke shënuar tre gola me kokë, jo keq për një mbrojtës.

Megjithëse është një lojtar premtues, Barcelona e sheh si të tepërt dhe trajneri Valverde nuk është i bindur nga loja e tij me topin në këmbë.

Për më tepër, Barça sapo ka blerë qendërmbrojtësin Lenglet nga Sevilla për 35 mln euro dhe kërkon ta kompensojë me shitjen e kolumbianit.

Related posts

LIVE| Luftëtari-Skënderbeu, Mbyllet pjesa e parë. Skuadra e Shehit “flirton” 2 herë me golin

Delo.autor

DYSHJA SUSO-PIATEK JASHTË SKEMËS/ Pioli projekton revolucion tek Milan (FORMACIONI)

Delo.autor

NUK BËN PJESË TEK LISTA/ Goditje e rëndë për Holandën, COVID-19 lë jashtë Europianit titullarin…

Delo.autor

Leave a Comment