Futboll Seria A Sport

Barcelona dhe Arsenali në luftë për mesfushorin e Juventusit

Rodrigo Bentancur mund të largohet nga “Zonja e Vjetër”, edhe pse ai shihet si një lojtar i prespektivës. Mesfushori pas një paraqitjeje të shkëlqyer në Botëror me Uruguain, ka tërhequr interesin e disa klubeve në Evropë mes tyre të Arsenalit dhe Barcelonës. Sipas “La Gazzetta dello Sport”, “Topçinjtë” dhe katalanasit janë të interesuar të sigurojnë shërbimet e 21-vjeçarit. Uruguaiani grumbulloi 27 ndeshje në sezonin e tij të debutimit me “Zonjën e Vjetër” duke treguar një nivel të lartë. Bentancur, një ish-mesfushor i Boca Juniors, ka luajtur 365 minuta në Kupën e Botës 2018, me Uruguain që u eliminua nga Franca në çerekfinale të Botërorit. Arsenali dhe Barcelona kanë kontaktuar tashmë drejtuesit e Juventusit për të nënshkruar me 21-vjeçarin e talentuar, por gjigandët e Serie A kanë bërë të qartë se lojtari nuk do të largohet, pasi është pjesë e projektit të trajnerit Max Allegri.

“Zonja e Vjetër” ka nënshkruar me Emre Can nga Liverpool-i dhe po kërkon të shesë mesfushorin Stefano Sturaro në Premier League, i cili pëlqehet nga disa klube. Bentancuri nuk është në shitje edhe pse Juventusi gjithmonë është i gatshëm të dëgjojë ofertat. Shitja e 21-vjeçarit nuk është në planet e klubit për faktin e vetëm se ai shihet si një lojtar tepër i rëndësishëm në mesfushë. Kohët e fundit ishte sulmuesi uruguaian Luis Suarez, i cili ia ofroi klubit katalanas. Suarez është i bindur që bashkëkombasi i tij do ta kishte të lehtë të përshtatej te Barcelona dhe do të ishte një vlerë e shtuar për skuadrën dhe synimin e saj për të rikthyer trofeun e Champions League.

Related posts

“QENDROJ KËTU 100 %”/ Guardiola i habit të gjithë: Edhe nëse nuk ndryshon dënimi…

Delo.autor

ROMA FRENON INTERIN/ Juventusi ndaj Lazios për parakalim, Atletico harron të fitojë

Delo.autor

PLANI PËR SEZONIN E ARDHSHËM/ Allegri përgatitet për revolucion tek Juventusi, ja lista e emrave

Delo.autor

Leave a Comment