Futboll Sport

Nga Shkodra në Moskë, shqiptarët “bekojnë” Kroacinë

Shqiptarët duket se kanë zgjedhur ekipin e tyre të finales. Përveç atyre që janë tifozë të deklaruar të Francës, duket se të tjerët janë me Kroacinë. Një trend që vihet re në rrjetet sociale. Duket se ekipi i Daliçit i ka bërë për vete me suksesin e arritjes që në finale. Por nuk është vetëm historia e Kroacisë si një “hirushe” e këtij Botërori ajo që i ka drejtuar shqiptarët drejt zgjedhjes së tyre. Disi në heshtje janë të ndikuar edhe nga afërsia gjeografike dhe raportet e mira që kanë ekzistuar mes dy vendeve.

Por, duke lënë mënjanë arsyet gjeo-politike, duhet të tregojmë se ka arsye të tjera, sociale dhe sportive që i kanë bërë shqiptarët të bëjnë tifo me Kroacinë. Nga Shkodra në MoskëInteresant është fakti që për të shkuar deri në Moskë për finalen e madhe të Botërorit, rruga e Kroacisë ka nisur nga Shkodra.

Sepse në “Loro Boriçi” ekipi kroat luajti kundër Kosovës dhe fitoi 0- 6 falë tripletës së Manxukiçit, golave të Perisiçit, Mitroviçit dhe Kaliniçit. Por Kroacia nuk u kualifikua dot si e para e grupit dhe iu desh të luante në “Play-Off” kundër Greqisë për të prerë biletën për në Rusi. Nga ajo kohë dhe deri tani, turneu i tyre ka qenë i jashtëzakonshëm.

SHQIPTARËT NË KROACI

Kampionati kroat ka qenë gjithmonë i lakmuari i futbollistëve shqiptarë si një trampolinë për të arritur akoma më lart. Duke pasur skuadra të forta dhe që kanë pasur raporte të mira me ekipet italiane, shqiptarët kanë shpresuar gjithmonë që të ndjekin këtë rrugë. Dhe të shumtë kanë qenë ata që kanë ndjekur këtë rrugë.

Duke nisur që nga Erjon Bogdani, i cili ka luajtur me Zagrebin dhe Bledi Shkëmbin te Rijeka, për të kaluar te lojtarët aktualë si Grezda, Prenga, Çekiçi, Memolla dhe tek ata që janë larguar si Balaj, Roshi dhe Sokol Cikalleshi.

Raporti që kanë krijuar këta lojtarë me ambientin ka qenë i shkëlqyer dhe asnjëherë nuk kanë pasur probleme racizmi apo bashkëjetese me kroatët. Pa harruar historinë e Ardian Koznikut, gjakovarit që ka luajtur me kombëtaren kroate dhe Elvir Malokut që ka luajtur me moshat e Kroacisë dhe më vonë ka zgjedhur Shqipërinë.

KROATËT NË SHQIPËRI

Por, raporti kroato-shqiptar ka qenë i shkëlqyer edhe anasjelltas. Kroacia ka qenë një treg i hershëm i klubeve shqiptare që gjenin aty lojtarë cilësorë, nga ata që nuk gjenin hapësira në kampionatin e tyre. Pero Pejiç, Marko Radas, Matko Djarmati, Davor Bratiç dhe shumë të tjerë kanë bërë histori në futbollin tonë.

Por edhe trajnerët si Daliç, Vinçetiç, Lonçareviç dhe Kovaçeviç kanë qenë pjesë e Kategorisë Superiore. Pa harruar dy “miqtë” e tifozëve kuqezinj, të ndjerin Josip Kuzhe dhe “plakushin” Oto Bariç. Të dy trajnerë shumë të dashur për tifozërinë shqiptare, edhe pse nuk arritën ndonjë rezultat të madh nën drejtimin e Kombëtares.

Related posts

MERKATO E JANARIT/ Koman nuk rinovon, Bayern Munich ka gati 100 milionë euro për yllin e Juventus…

Delo.autor

Barcelona – Real Madrid, 10 yjet që do t’i mungojnë “El Clasicos”

Sadik.Autor

Rooney largohet nga Premier League, DC United destinacioni i ri

Sadik.Autor

Leave a Comment