Futboll La Liga

Rakitic humb vendin te Barça, e presin në Premier League!

Ivan Rakitic mund të largohet nga Barcelona, pasi klubi katalanas mori Philippe Coutinho për 150 milionë euro, bën të ditur shtypi spanjoll. Mesfushori kroat është i pari te skuadra “blaugrana” që rrezikon të humbasë vendin pasi drejtuesit e klubit investuan për të marrë brazilianin nga Liverpool. “Diario Gol” ka shkruar se Arsenal dhe Liverpool janë klubet që do të synojnë ta marrin në skuadër gjatë verës së ardhshme.

Rakitic ka luajtur në të gjitha ndeshjet e Barcelonës sivjet, katër prej të cilave i ka nisur nga stoli. Ai ka munguar vetëm në dy ndeshjet e Kupës së Mbretit

Coutinho, i cili kompletoi të hënën transferimin nga Liverpool te Barcelona, do të luajë pas shpinës së Messi dhe Suarez dhe në këtë kushte me Andres Iniesta që ka statustin e “të paprekshmit”, Rakitic është lojtari i projektuar drejt stolit. “Unë mendoj se Coutinho mund t’i jap shumë skuadrës tonë duke luajtur si organizator ose si sulmues krahu. Fakti që mund të luajë në disa pozicione na ndihmon shumë. Do të jetë i rëndësishëm për ne,” – tha trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde.

Related posts

BËN PARASHIKIMIN PËR “TOPIN E ARTË”/ “Fenomeni”: Sulmuesi më brutal i 10 viteve të fundit, e meriton ky futbollist

Delo.autor

Kamza me shpresë ndaj Luftëtarit, bluzinjtë kërkojnë suksesin me çdo çmim

Sadik.Autor

PASI “VARI KËPUCËT NË GOZHDË”/ Totti nis eksperiencën e re si menaxher futbollistësh

Delo.autor

Leave a Comment