Futboll Sport

Deschamps: Jam krenar, tani jemi në majën e botës për katër vite

Pas finales së humbur dy vite më parë ndaj Portugalisë në Euro 2016, Didier Deschamps arrin të triumfojë në Kupën e Botës 2018.

Ishte një fitore e merituar e Francës, që ka mposhtur Kroacinë në Kupën e Botës me rezultatin 4-2. Dhe një meritë të madhe ka edhe trajneri, ish-kampion bote më 1998.

“Është një ndjesi e bukur. Ia kemi dalë mbanë. Skuadra ka kualitet të madh, si mendërisht ashtu edhe teknikisht.

“Jemi rritur shumë, por nuk ka qenë aspak e lehtë. Kemi punuar shumë, kemi kaluar vështirësitë e shumta dhe jemi shpërblyer.

“Para dy viteve na ka lënduar shumë ajo humbje në finale, por edhe na ka ndihmuar.

“Tani jemi në majën e botës për katër vitet e ardhshme.

“Unë si Beckenbauer dhe Zagallo? Jam shumë krenar, por rëndësi ka që fituam Kupën.

 

Related posts

ANKTH TEK TIRANA DHE BYLIS/ Ja kur merret vendimi për ndeshjen e Kupës në Ballsh

Delo.autor

​Lëndohet ylli i Manchester Cityt, largohet nga fusha duke qarë

Q.Autor

E FUNDIT/ FSHF nxjerr në shitje biletat për miqësoren Shqipëri-Jordani, ja çmimet…(FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment