Futboll Sport

SKANDALI/ Ja si gruaja e panjohur “vodhi” një medalje të kampionëve të botës

Imazhet e ekipit kombëtar të Francës, kur ngre trofeun e Kupës së Botës, kanë bërë xhiron e mbarë globit, edhe pse momenti i festimit të “gjelave” nuk është i vetmi në buzët e të gjithëve. Në rrjetet sociale qarkullon një video, ku një grua, në mes të protokollit të darjes së medaljeve të arta, merr një të tillë të Kampionatit Botëror dhe e fut në çantën e saj.

Ende nuk dihet se cili ishte qëllimi, apo identiteti i saj, por ajo ishte një nga njerëzit përgjegjës për t’ua dhënë mendaljet presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, dhe Gianni Infantinos, president i FIFA-s, për të shpërblyer futbollistët e Francës.

Në televizion ishte e mundur të vëzhgohej se si gruaja e lartpërmendur po i thotë diçka në vesh presidentit rus dhe papritur e mban një medalje në njërën nga çantat e saj, në momentin që Didier Deschamps mori po paraqitej për t’u laureuar.

Related posts

Nga “Lupa” te “Cules”, ja nga vijnë pseudonimet e ekipeve të Champions-it

Q.Autor

KALON MËNGJESIN ME NJË LEGJENDË/ Mbappe: Je një frymëzim për të gjithë ne (FOTO)

Delo.autor

MANCHESTER CITY NË AVANTAZH/ Shënon golin Aguero brenda zonës (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment