Futboll Kombëtarja Sport

KOMBËTARJA nuk e thirri në eleminatore/ “Ylli” i ardhshëm fiton penallti ndaj REALIT

Dean Liço është vetëm 18 vjeç, por në këmbët e tij ka një talent shumë të madh. Në rolin e një mesfushori ai ka tërhequr vëmendjen e Kombëtares së moshave, që është grumbulluar në takimet miqësore, por që në fakt një gjë e tillë nuk ka ndodhur në eleminatoret që Kombëtarja U19-të ka luajtur.

Mirëpo Liço nuk dëshiron të ndalet. Shtatlarti aktivizohet rregullisht me Leganesin U19, duke qenë një ndër lojtarët më kryesor të skuadrës dhe të cilit i besohen 90 minuta të plota. Ditën e djeshme Leganesi ka luajtur ndaj Real Madridit, ndeshje që ka përfunduar 4-1 për madeilenët.

Goli i vetëm për miqtë është shënuar me penallti, por për të mbërritur deri këtu është Liço ai që fiton 11 metërshin, duke shkaktuar “rrëmujë” në mbrojtjen e Realit. Kjo është një ndër paraqitjet e tij më të mira, pasi 18 vjeçari na ka mësuar me nivelin e tij të lartë të lojës.

Related posts

MESFUSHORI ZIKALTËR/ “RONALDO ka nevojë për ekipin, MESSI i fiton i vetëm ndeshjet”

Isa.Autor

“Financial Fair-Play” sërish makth për Interin, pista Vrsaljko drejt rënies

Isa.Autor

TMERR NË SERBI/ Ekzekutohet me gjashtë plumba kreu i tifozëve të Partizanit të Beogradit…

Delo.autor

Leave a Comment