Futboll Sport

Argjentina nuk humb kohë/ Amerikano-latinët rikthejnë në stol trajnerin e njohur

Pas një Botërori tjetër zhgënjyes në Rusi, Argjentina shkarkoi nga puna trajnerin Jorge Sampaoli, duke e cilësuar si fajtor për rezultatet zhgënjyes.

Sipas “Tuttosport”, Federata nuk ka ngurruar për të gjetur një trajner të ri dhe së shpejti pritet që të bëhet zyrtarizimi. Trajneri i ri që do të udhëheqë Argjentinën në ndeshjet e radhës, do të jetë Joze Nestor Pekerman i cili aktualisht është trajner i Kolumbisë.

Për Pekermanin, emërimi në krye të stolit argjentinas, do të ishte një rikthim, duke qenë se ka drejtuar skuadrën bardhekaltër në vitet 2004-2006.

Ai ka arritur të fitojë në konkurrencë ndaj Almeidës dhe Garesës të cilët gjithashtu shiheshin si pretendentë për stolin. Nga ana tjetër, drejtimin e Kolumbisë, pritet ta marrë Osario.

Related posts

“E TURPSHME”/ Në Angli tallen me Juven: Shpullë si ajo e Uill Smithit, futbollisti 90 kile bie si një…

F.autor

TRIUMFIM HISTORIK NË PREMIER/ Fitorja shkatërruese e Benficas zbeh lavdinë e Guardiolës, ja rezultati

Delo.autor

TAYSON DO T’I RIKTHEHET BOKSIT/ Trondit ish-kampioni britanik: Majku mund të vdesë në ring!

Delo.autor

Leave a Comment