Futboll Premier League Sport

NUK ËSHTË REALI/ Guardiola: Këto janë tri skuadrat më të mira të 10 viteve të fundit

Pep Guardiola thotë se Barcelona, Bayern Munich dhe Juventusi kanë qenë tri klubet më të mira të dekadës së fundit dhe e kanë sfiduar Manchester City për të qenë në lartësinë dhe qëndrueshmërinë e tyre.

Pavarësisht se Real Madridi ka fituar tre tituj të Ligës së Kampionëve radhazi, Guardiola këmbëngul se Barça, Bayern dhe Juve janë pika referimi për skuadrën e tij, sepse kombinohen duke fituar garat vendase me sfidat europiane.

“E kam thënë shumë herë, – u përgjigj ai, kur u pyet nga gazetarët për perspektivën e skuadrës së tij, që mban vendin e dytë në klasifikim. – E di që jeni kaq bujarë dhe ju falënderoj shumë, por çdo herë që bëni atë koment, humbisni një konkurs. Unë mendoj se më provokoni mua në këtë mënyrë.

Është e rëndësishme tani, që në fund të janarit jemi ende atje, në luftë për titullin. Në klubet e mëdha, ky është dallimi i madh”.

Trajneri katalanas u pyet edhe se cilat janë skuadrat më të mira në dekadën e fundit, teksa dha përgjigjen: “E kam thënë shumë herë: Juventus, Bayern Munich, Barcelona. Këto janë tri skuadrat më të mira në Europë. Pse? Sepse çdo sezon fitojnë kampionatin vendës, çdo sezon fitojnë kupat vendëse, çdo sezon ato janë aty. Kjo ndodh se janë më të mirët.

Ne mundemi t’iu afrohemi atyre, por është e vështirë. Përpiqemi t’i imitojmë ato, duke qenë në garë deri në fazat e fundit. Ndonjëherë jeni me fat, nganjëherë jo, por qëndroni aty, kjo është ajo që unë dua. Skuadrat e mira duhet të imitojnë këto tri skuadra, jo të tjerat.

 

Nuk ka rëndësi se çfarë ka ndodhur më parë, ato fitojnë përsëri. Kjo është gjëja më e vështirë në futboll. Fitoni një titull, dy tituj, gjë që mund të ndodhë. Megjithatë, kjo konsistencë, fitimi rregullisht i titujve gjatë 10 viteve, është ajo që respektoj dhe admiroj më së shumti”.

 

Related posts

RONALDO DO MUNGOI/ Në Milano po bëhet “NAMI” për Itali-Portugali

Isa.Autor

MODRIC feston me “Topin e Artë”/ Tifozi SHQIPTAR i bën KOMENTIN EPIK (FOTO)

Isa.Autor

SFIDA WEST HAM-SOUTHAMPTON/ Nga faullet e rënda tek penalltia, “Trajtim special” për Brojën në Premier (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment