Të fitosh një Kupë Bote nuk është diçka që mund ta bëjnë të gjithë, aq më pak në moshën 19-vjeçare. Dhe nëse arrin të shënosh gol në finale, atëherë hyn në rekorde të rralla. Ja pra që Francë-Kroaci ka hyrë në historinë e rekordeve, me Kylian Mbappe protagonist autentik. Sulmuesi i PSG, në fakt në moshën 19 vjeç e 207 ditë është shënuesi i dytë më i ri që shënon gol në një finale të Kupës së Botës, pas krahëve të më të madhit të të gjitha kohërave, Pele. Vetë “Mbreti”, përmes një mesazhi në Twitter, e ka përgësuar asin francez, duke i uruar mirëseardhjen në klubin U-20.
“Vetëm adoleshenti i dytë që shënon gol në një finale të Kupës së Botës. Mirë se vjen në klub. Është bukur të kesh shoqëri”, shkroi Pele, i cili në një tjetër postim “kërcënoi” francezin: “Nëse Mbappe do të vendoste të vendosë të vazhdojë të barazojë rekordet e mia, atëherë mundet edhe që të fshij sërish pluhurin nga këpucët e mia”. Ndërkohë e menjëhershme ishte përgjigja e francezit të datëlindjes 98: “Mbreti mbetet gjithmonë mbret”. Në fakt Pele rezulton të jetë futbollisti që ka shënuar në një finale Botërori në moshën më të re, vetëm 17 vjeç dhe 49 ditë.