Futboll Kupa e Shqipërisë Ndeshjet Live

LIVE/ Tirana-Laçi, Vjen dhe goli i tretë. Kryqytetasit “shtypin” skuadrën e Prengës

Është duke u luajtur në “Selman Stërmasi” sfida e parë çerekfinale e Kupës së Shqipërisë mes Tiranës dhe Laçit.  Të dyja skuadrat e kanë objektiv fitimin e këtij trofeu, pasi është rruga më e shkurtër për një vend në Europë.
Si Tirana ashtu edhe Laçi vijnë në këtë përballje pas barazimeve në kampionat. Ndërkohë për sa i përket Kupës, skuadra e Memës eliminoi në raundin paraardhës Flamurtarit, ndërsa kurbinasit Bylisin.

Sfida luhet me dyer të mbyllura, pra pa tifozë. Komisioni i Disiplinës ka mbyllur stadiumin për sjelljen e keqe të tifozëve në Kupën e Shqipërisë

LIVE| TIRANA-LAÇI 3-0

Ngo 53′, 65′, Hasani 73′ 

KOMENTI LIVE: 

79′ Karabeci lëshon një predhë nga distanca, topi shkon shumë larg kuadratit.

78′ Shtubina provon me një kthesë të rrezikshme, por topi  shkon jashtë kuadratit.

75′ Hoxhallari ndëshkohet me karton të verdhë.

73′ GOOOOOL TIRANA 3-0/ Edon Hasani trefishon rezultatin! Aksion perfekt i bardhebluve. Pas një kombinimi fantastik mes Kobinas dhe Ngosë, topi ka shkuar te Hasani, i cili nuk ka falur nga brenda zonës duke gjetur rrugën e rrjetës. 

65′ GOOOOL TIRANA 2-0/ Majkëll Ngo i papërmbajtshëm. Sulmuesi shtatlartë shënon edhe golin e dytë. Pas një asisti të bukur nga e majta, Ngo rrotullohet bukur brenda zonë dhe me një gjuajtje të kalibruar mposht për herë të dytë portierin Selmani. 

62′ Zëvendësim te Laçi, largohet Mane, në lojë Shtubina.

61′ Pranë golit të dytë Tirana. Kobina depërton bukur , provon me një gjuajtje, por bën gjithçka mirë Selmani, që grushton topin në këndore.

60′ Majkëll Ngo ndëshkohet për ndërhyrje të gabuar nga Toro.

56′ Edon Hasani harkon një top të rrezikshëm nga këndi, por grushton Selmani, që mban në lojë kurbinasit.

53′ GOOOOL TIRANA 1-0/ Majkëll Ngo kalon në avantazh bardheblutë. Pas një harkimi nga e majta e Imamit, sulmuesi shtatlartë i ka shpëtuar mbulimit të mbrojtes, duke goditur saktë me kokë. 

50′ Mundësi ideale për Tiranën. Kobina harkon rrezikshëm nga këndi, topi shkon te Turtulli, i cili provon me kokë, por sfera përfundon ngjitur me shtyllën. Pranë golit bardheblutë.

49′ Hasani provon me një goditje të befasishme, por topi nuk ka forcën e duhur dhe përfundon në duart e Selmanit.

46′ Starton pjesa e dytë. Nuk ka ndryshime në formacionet respektive.

Related posts

Shkurtohen diferencat, Skënderbeu shënon golin e parë ndaj Lushnjës

Sadik.Autor

AS MESSI AS RONALDO/ Lojtari më I PASUR në botë është një 20-vjeçar që luan me…(FOTO)

Isa.Autor

SKENARËT PËR VENDIN E PARË/ Shqipëria për pikë në Izrael dhe fitore me Skocinë

bora.autor

Leave a Comment