Futboll La Liga

Zidane: Të gjithë jemi përgjegjës për formën e dobët të Real Madridit, s’dua përforcime

Zinedine Zidane ka insistuar se ai dhe lojtarët e tij do ta ndajnë përgjegjësinë për formën e dobët të Real Madridit, duke refuzuar t’ia hedhë fajin ndonjë lojtari të caktuar.
Real Madridi po vuan nga një formë e dobët kohëve të fundit, veçanërisht në La liga ku ka mbetur 16 pikë mbrapa liderit Barcelonës, transmeton Express.

Duke folur sot në një konferencë për media, Zidane u ka bërë thirrje njerëzve mos të harrojnë gjërat e mira që skuadra e Realit i ka bërë së fundmi, duke shpjeguar se me punë të zellshme do t’i përmirësojnë gjërat.

“Kurdo që gjërat shkojnë keq, unë nuk jam person që ua vë fajin dy apo tre lojtarëve” ka thënë Zidane.

“Të gjithë së bashku jemi në këtë mesele. Të gjithë jemi përgjegjës dhe para se gjithash unë si trajner”, ka shtuar ai.

Sa i përket transferimeve, Zidane ka insistuar se nuk ka nevojë për lojtarë të rinj.

“Nuk kam nevojë për askënd. Dua të jem shumë i qartë se nuk dua lojtarë të rinj”, ka thënë ai.

 

Related posts

KAPUÇA, DORASHKA DHE LIDHËSE PLASTIKE/ Policia arreston bandën që po tentonte grabitjen e banesës së yllit të PSG-së

F.autor

PAS KRITIKAVE PËR SARRIN/ Tifozët e Chelseat sulmojnë edhe lojtarin: Aktivizimi më i keq në…

Delo.autor

E BUJSHME/ Drejtori i larguar nga Flamurtari pranë transferimit te Skënderbeu (FOTO)

F.autor

Leave a Comment