Futboll Sport

Vettel tregon diferencën me Hamilton: Unë jam sportist, nuk jam i famshëm

Sebastian Vettel ishte fituesi i garës së fundit të zhvilluar në pistën e Silverstone dhe në një intervistë për mediat britanike gjermani ka treguar diferencat mes tij dhe Lewis Hamilton si në pistë ashtu edhe jashtë saj.

Piloti i ‘kokëkuqes’ vë theksin se ai dëshiron të njihet si sportist dhe jo si një person i famshëm që të komentohet për veshjen apo festat e ekzagjëruara. Dhe në të vërtetë gjermani bën një jetë larg projektorëve.

“Unë jam sportist dhe jo person i famshëm. Kështu që kur shoh që personat me njohin, kur shkoj gjëkundi, mendoj se janë të interesuar për sportin dhe jo për modelin tim të flokëve, këpucëve që kam veshur e budallallëqe të tilla. Për mua gjëja më normale është të jem normal.”

Kujtojmë që Vettel udhëheq me +8 pikë garën për pilot në “Formula 1” ndaj pilotit britanik Hamilton.

Related posts

PAS BARAZIMIT NDAJ ÇEKISË PËR “EURO 2020″/ Ylli Modric: Kemi qenë shumë të çorganizuar, por…

Delo.autor

ÇFARË PO NDODH? Luis Suárez ndodhet në Perugia për provimin e italishtes…

Delo.autor

“DO ISHA BËRË SHITËS 6 VITE MË PARË”/ Historia e portierit të Chelsea-t: Gjithçka ndryshoi kur…

Delo.autor

Leave a Comment