Futboll Premier League Sport

“BOMBA” E MERKATOS/ Hazard tek Real Madrid, Higuain fluturon drejt Chelsea

Mes Real Madrid dhe Chelsea ka nisur mundja e krahut. Një tërhiq e mos e këput që Juventus po e ndjek shumë e interesuar, sepse 200 milionë euro që klubi Merengues po përgatitet të shpenzojë për të mbërritur te Eden Hazard dhe Tibaut Courtois mund të çbllokojnë edhe merkaton bardhezi në dalje. Veçanërisht shitjen e Higuain, që në këtë moment pret vetëm që të ndizet drita jeshile nga Londra, për tu ribashkuar te Chelsea me ish-trajnerin e tij nga kohët e Napolit, Maurizio Sarri. Është ky lajmi që mediat italiane, angleze dhe ato spanjolle kanë trumbetuar fuqishëm mëngjesin e të mërkurës.

Duket se akrodi për portierin tashmë është arritur, me Courtois që duhet të bashkohet me Real Madrid për shumën e 40 milionë euro. Burimet spanjolle e konsideronin një transferim të kryer atë të belgut, për një shifër konsiderueshëm të majme, kur merret në konsideratë jo vetëm dëshira e portierit, por edhe kontrata në skadim e tij pas vetëm një viti.

Tani mbetet vetëm çështja Hazard, aq shumë e lidhur me Higuain. “Blutë” për momentin luajnë në sulm. Zyrtarisht nuk duan të shesin Hazard he nuk mjaftojnë 150 milionët që Real Madrid është gati të shpenzojë për të blerë sulmuesin belg. Ndaj Hazard është edhe kontestimi i trajnerit Maurizio Sarri, që dëshiron ta mbajë për të plotësuar tredhëmbëshin me Ëillian nga krahu tjetër dhe Higuain në qendër. Për këtë arsye Chelsea ka kërkuar 180 milionë euro nga madrilenët. Në këtë moment, Real Madrid preferon të mbajë pezull tratativën, pasi kjo është vlera që klubi mund të ofrojë edhe për Kylian Mbappè, edhe pse vetë francezi ka mbyllur merkaton duke deklaruar se dëshiron të qëndrojë te PSG.

Related posts

TRONDITET SPORTI/ Pëson AKSIDENT, VDES ish-kampioni i botës (FOTO)

Isa.Autor

FORMULA 1/ Piloti Hamilton: Titulli i 7-të? Më shumë jam krenar për…

Delo.autor

PAS EMËRIMIT TË ZINEDINE ZIDANE/ Mourinho: Nuk më është dhënë asnjë shpjegim nga Reali…

Delo.autor

Leave a Comment