Futboll Seria A Sport

Buffon jo më portieri më i shtrenjtë, Liverpooli thyen rekordin me “gardianin” brazilian

Liverpooli ka pranuar kërkesat e Romës për të blerë për 75 milionë euro portierin brazilian Alisson Becker. Futbollisti është i gatshëm të diskutojë termat financiare të kontrate me “The Reds” dhe do të fluturojë drejt Anglisë për të kryer testet mjekësore dhe për t’u prezantuar në “Anfield Road”.

Anglezët i përshpejtuan negociatat me verdhekuqtë për të mos i lënë kohë dhe hapësirë Chelseat që gjithashtu ishte e interesuar për portierin e Brazilit duke parë presionin që po ushtron Real Madrdi ndaj Thibaut Courtois.

Por ajo çfarë ka rëndësi është fakti që rekordi për transferimin më të shtrenjë në histori në pozicionin e portierit nuk do ta ketë më Gianluigi Buffon ( 53 milionë € në 2001), por Alisson është ai që ka zënë vendin e parë.

Related posts

“NUK KA QËNË…”/ Shaqiri kujton eksperiencën te Interi dhe nuk mohon rikthimin në Itali!

Isa.Autor

BOMBA NGA MEDIAT ITALIANE/ Icardi divorcohet nga Wanda Nara dhe merr agjent tjetër (FOTO)

Delo.autor

MALLKIMI IBRAHIMOVIC/ Dy fytyrat e Zlatanit me dy periudha të ndryshme. Tani ka një problem

Delo.autor

Leave a Comment