Futboll Sport

NË KORCË DUAN TITULLIN/ Lëvizje tek Skënderbeu për të mirëpritur mbrojtësin

Skënderbeu e ka nisur sezonin më 5 korrik, kur edhe dyndjet e të rinjve në stërvitje ishin të shumta. Asokohe u pa nën urdhrat e trajnerit Orges Shehi edhe mbrojtësi i majtë i Dinamos, Ilir Allmuça. I riu i krijuar te moshat e klubit kryeqytetas, ku ka edhe dy sezone që luan me ekipin e parë, pranoi që të provohej nga Orges Shehi.

Por, zhvillimet e ditë pas dite kanë sjellë dhe ndryshime në kampion korçar. Allmuça tashmë nuk është më pjesë e skuadrës, duke e lënë krahun e majtë vetëm me Leonit Abazin, i cili bën dhe mbrojtësin dhe mesfushorin siç është parë dhe në sezonet e fundit me bardhekuqtë.

Natyrisht që në Korçë ky pozicion nuk do të qëndrojë bosh, pasi Orges Shehi duket se ka mbyllur gjithçka dhe ka rënë parimisht dakord me fierakun Gledi Mici për të vijuar edhe këtë vit karrierën te Skënderbeu. Vetëm në rast se transferohet jashtë Shqipërisë, atëherë Shehit do t’i duhet të përshtatë të tjerë lojtarë në atë pozicion. Megjithatë, korçarët duket se e kanë zgjidhur të gjithë situatën.

Miqësoret – Në ditët në vijim tetë herë kampionët e vendit do të vijojnë që të zhvillojnë dhe dy miqësore të tjera, të cilat janë planifikuar. Bëhet fjalë për Trepça ’89 dhe Besa e Pejës. Me këto dy ekipe që vijnë nga Kosova ata do të ndeshen në stadiumin “Skënderbeu”. Nuk përjashtohet as mundësia e zhvillimit të miqësoreve me ndonjë nga skuadrat afër Korçës, ku Pogradeci është opsioni i momentit, por edhe ekipet e Kategorisë së Dytë si Devolli dhe Maliqi.

Related posts

“NJERËZIT NDRYSHOJNË MENDJE…”/ Harry Kane hedh poshtë “akuzat” dhe paralajmëron Gjermaninë

Delo.autor

Zlatan Ibrahimovic bëhet nostaltgjik/ I mungon shumë…

Sadik.Autor

RRËFEN PRAPASKENAT/ Mbrojtësi Teqja: Përballja me Milanin, kujtimi më i bukur i karrierës sime

Delo.autor

Leave a Comment