Futboll La Liga Sport

“TRADHËTON” RONALDON/ Marcelo bën deklaratën suriprizë: Këtu është shtëpia ime…

Marcelo, tashmë 30-vjeçar ende zë faqet e para në Itali. Një ditë më parë, gazeta italiane “La Stampa” njoftonte se mes brazilianit të Real Madrid dhe Juventus ishte arritur marrëveshja për transferimin e mbrojtësit dhe nënshkrimin e një kontrate 4-sezonale, për një pagë vjetore prej 12 milionë euro.

Nga ana tjetër, vetë futbollisti i Los Blancos ka mbajtur gjithmonë një profil të pastër në publik, ai nuk dëshiron të largohet nga Real Madrid, klub me të cilin është nën kontratë deri në vitin 2022. Një fakt që konfirmohet këtë të premte edhe nga vetë Marcelo, i cili në profilin e tij në “Instagram” ka postuar një foto të tijën me diçiturën: “Këtu është shtëpia ime!”.

Një qëndrim publik ky brazilianit që vjen pas eliminimit të Real Madrid nga të gjitha garat sezonale, pasi titulli në La Liga është mision i pamundur, u eliminua nga Kupa e Mbretit sikurse dhe nga Champions League.

Gjithsesi, fakti që Marcelo ka humbur pozicionin e tij prej titullari në formacion dhe konfliktet e hapura me trajnerin Solari, kanë rritur ndjeshëm shanset që braziliani t’i përgjigjet ftesës së Cristiano Ronaldos për tu bashkuar te Juventus.

Vetëm pak kohë më parë mbrojtësi u takua me menaxherin e përgjithshëm të Real Madrid José Ángel Sánchez, për të diskutuar mbi situatën e krijuar mes futbollistit dhe trajnerit Solari. Gjatë takimit, sikurse raporton “AS”, Marcelo deklaroi se ka menduar të largohet në fund të sezonit, me Juventus që ka shfaqur interesim për shërbimet e lojtarit.

Related posts

E zbulon RAI: Berluskoni pronar i Milanit, kinezët janë thjesht fasadë

Sadik.Autor

Portieri Alison: Nga Salah duhet të kemi frikë siç kishim ndaj…

Sadik.Autor

RIHAPET KAMPIONATI/ Vllaznia mposht Tiranën dhe afrohet me kreun

F.autor

Leave a Comment