Futboll Premier League Sport

Roma dhe Manchester United janë në garë për sulmuesin e West Ham…

Marko Arnautovic ka të ngjarë të largohet nga West Ham, pasi klubi londinez është i detyruar të pranojë dëshirën e sulmuesit austriak për ta vazhduar karrierën diku gjetkë.

Manchester United dhe Roma janë skuadrat e interesuara për 29-vjeçarin, që u transferua nga Stoke te West Ham gjatë verës së kaluar. Ai ishte ndër futbollistët kryesor te skuadra e David Moyes dhe shpëtoi këtë skuadër nga rënia në kategorinë e dytë.

Gjithsesi, trajneri i ri i West Ham, Manuel Pellegrini, ka nisur një revolucion në klub, ku ka sjellë shtatë futbollistë të rinj, përfshi edhe blerjen rekord të Felipe Anderson nga Lazio për 50 milionë euro. Kjo nënkupton se Arnautovic mund të shitet.

Futbollisti, që shënoi 11 gola në 35 ndeshje në edicionin e kaluar të Premier League kushton rreth 40 milionë euro.

Related posts

Gjoka flet për ndeshjen me Luftëtarin dhe për sulmin ndaj tij: Jemi nën presion…

Q.Autor

ZBULOHET PRAPASKENA/ Takimi Laporta-Koeman, zbardhet kërkesa e presidentit të Barcelonës

Delo.autor

LIVE/ Katar 2022: Mbyllet ndeshja Kosovë-Suedi. Rezultati 0-3

Delo.autor

Leave a Comment