Futboll Seria A Sport

Spalletti OPTIMIST: Ky do të jetë një sezon ndryshe për Interin

Trajneri i Interit, Luciano Spalletti beson se sezoni që do të nisë së shpejti do të jetë më i mirë për zikaltërit, që do të luajnë edhe në Champions League përveç kampionatit dhe Kupës së Italisë. “Për momentin po përgatitemi me intensitet, duke parë me optimizëm përpara. Do të luajmë edhe në Europë, ndaj ky do të jetë një sezon ndryshe nga ai që kemi kaluar vitet e fundit. Kjo vlen për të gjithë ne, ndaj duhet të jemi të përgatitur”, tha Spalletti.

“Objektivi është të përmirësohemi nga ndeshja në ndeshje, jo vetëm lojtarët që kanë qenë këtu edhe vjet, por edhe ata që kanë ardhur, duke u kombinuar sa më shumë. Dua një ekip solid, që të japë shumë më tepër nga një vit më parë. Pres shumë nga kjo skuadër, e cila ka nevojë për stimuj dhe Champions do të na japë atë për të cilën kemi nevojë. Kjo periudhë do të na shërbejë për të parë se çfarë kemi bërë”, u shpreh trajneri Luciano Spalletti.

Related posts

NUK NDALEN ME PËRFORCIMET/ Juventus shënjestron mesfushorin 22-vjeçar të gjigantit spanjoll…

Delo.autor

KUMBULLA PO SHKËLQEN TEK ROMA/ Mediat italiane vlerësojnë gjestin fantastik të mbrojtësit shqiptar

Delo.autor

REZULTATET NË KOHË REALE/ Skënderbeu ngushton diferencën, Flamurtari sërish në avantazh

Sadik.Autor

Leave a Comment