Futboll Sport

Refuzoi stolin, “ndahen rrugët” midis brazilianit dhe Luftëtarit (FOTO)

Ka përfunduar befasisht aventura e mbrojtësit brazilian Jackson Ferreira te Luftëtari. Ai u pezullua nga ekipi gjirokastrit për refuzim të qëndrimit në stol në takimin e sotëm. Madje ai nuk ka pranuar të udhëtojë me skuadrën drejt stadiumit “Elbasan Arena”.

Braziliani i ka dhënë lamtumirën klubit dhe tifozëve me anë të një postim në llogarinë e tij personale në “Instagram”.

“Dua të falenderoj klubin e Luftëtarit, shokët e mi dhe të gjithë fansat që na kanë mbështetur gjatë gjithë kohës dhe secilin në qytet që më ka pritur shumë mirë. Kam bërë gjithmonë më të mirën për këtë klub dhe jam i lumtur që jam bërë pjesë e historisë së tij dhe për objektivat e arritura të sezonit të kaluar”.

27-vjeçari mbërriti te ekipi gjirokastrit në merkaton e janarit dhe u inkuadrua në 22 takime të Superligës.

Related posts

Personat më të pasur në SHBA/ Pronari i MILANIT ia kalon edhe Donald TRUMPIT

Isa.Autor

TJETËR GJEST I MADH NGA TIFOZËT E AEK-ut/ Shpalosin banderolën në shqip: Lutuni për Shqipërin

F.autor

Rudi Garcia: Do të ha çokollatë, gjatë kohës që luajmë për historinë…

Sadik.Autor

Leave a Comment