Futboll Sport

PO ZHVILLON SEZONIN E TIJ TË 17-TË SI PROFESIONIST/ Flet Cesc Fabregas: Nuk ndihem si 20 vjeç, por jam gati për…

Cesc Fabregas ka një karrierë të pasur në futbollin e luajtur.

Spanjolli po zhvillon sezonin e tij të 17 si futbollist profesionist me skuadrën e Monacos.”Janë shumë vite, por entuziazmi dhe dëshira mbeten të pandryshuara tek unë. Gjithmonë ka sfida të reja në botën e futbollit, qoftë titujt, apo përmbushja e qëllimeve me ekipin ku je. Unë erdha te Monaco me qëllimin e mbijetesës, diçka e re për mua, por tani kemi synime të tjera”, – thotë mesfushori për “Marca”, nga shtëpia e tij në Principatë.

Çfarë ju çoi në Monaco?
Henry më telefonoi, në përpjekje për të shpëtuar ekipin. Më kishin mbetur 6 muaj nga kontrata ime dhe Chelsea më ofroi rinovim vetëm për një vit, duke ma ulur pagën 60%. Kur prek moshën 32 vjeç, skuadrat të japin një vit, ose më së shumti dy në kontratën e radhës. Doja stabilitet për veten dhe familjen time. Nuk doja të ndryshoja çdo vit ekip. Këtu më ofruan 3 vite kontratë. Ndikoi ftesa e Henry dhe qëllimin për ta shpëtuar ekipin. Pastaj, synimi për t’u kthyer në Champions më motivoi dhe më pëlqeu.

Si është Ligue 1 (Liga Franceze)?
Është  një ligë shumë fizike. Të gjithë janë shumë të shpejtë dhe të fortë. Taktikisht nuk është më e mira, por do të përmirësohet, sepse kanë sjellë trajnerë më me përvojë. Ka shumë kundërsulme, për të cilat duhet të përgatitesh shumë mirë në mbrojtje. Talentet dalin gjithmonë këtu.

A është PSG aq superior, sa duket në Francë?
Po, po, për gjithçka; për stafin, për cilësinë. Gjithsesi, ndonjëherë ndodh që i humbet ndeshjet.

Çfarë mendoni për Mbappé, tani që e keni rival?
Kylian është lojtari tipik, që kam imagjinuar ta kem si partner. Ju shikoni lëvizjet që bën, sa i shpejtë është, sa inteligjent. Ka dhe të tjerë lojtarë të shpejtë, por nuk e kanë tempin e duhur, të dinë mirë se kur do të vijë topi. Mbappé i ka të gjitha. Po ashtu, ka energji, uri. Thjesht, ylli i së ardhmes, pa asnjë dyshim.

Për herë të parë nuk do të luani në garat evropiane…
Diçka e rrallë për mua. Vite më parë shihja TV, duke menduar se më vonë mund të luaja në Europë me këtë apo atë ekip. Tani do të shikoj sërish në TV, me dashurinë e pastër që kam për futbollin. Shumë keq.

Çfarë mendoni për Barcelonën, a është përsëri favorite në La Liga?
Do të shohim se çfarë ndodh, por shkon atje Neymar apo jo, me të vërtetë më pëlqen skuadra aktuale katalanase. Sot e shoh atë fituese të La Liga-s, por shumë gjëra mund të ndodhin në futboll. Barcelona është përforcuar mirë.

A e keni parë ndonjëherë veten si lojtar të Real Madridit?
Derisa të nënshkruhet kontrata, nuk më pëlqen të them se i përkas cilitdo ekipi. Po, ka pasur kontakte në disa raste me Real Madridin, që kur isha shumë i ri. Kontakti i parë më kapi 18 vjeç, tjetri 20 vjeç.

A ëndërroni të riktheheni në ekipin kombëtar? A e shihni të mundshme?
Aty ka lojtarë të tjerë cilësorë, në rolin tim. E kam shumë të qartë. Ama, po stërvitem fort, po luaj rregullisht dhe e kam ruajtur nivelin sportiv. Nuk kam humbur asgjë nga futbolli, pas gati 800 ndeshjeve. Nuk ndihem fizikisht sikur kam qenë 20 vjeç, por për aq sa mundet, jam shumë, shumë mirë. Nuk ndalem para asgjëje.

Related posts

INTERI FAVORIT/ Teo Hernandez “thumbon” zikaltërit: Ku janë specialistët e titullit?!

F.autor

“JAM DUKE MENDUAR PËR…”/ ​Reagon TRAJNERI i Atleticos pas LAJMIT për transferimin e Moratas

F.autor

LIVE/ Real Madrid-Atletico Bilbao, Benzema thellon shifrat

Delo.autor

Leave a Comment