Futboll Premier League Sport

ÇMENDURIA E MERKATOS/ Everton paguan 60 milionë euro për brazilianin e Watford…

Everton është shumë pranë blerjes së sulmuesit të Watford, Richarlison dhe në momentin që ai do të kalojë testet mjekësore, të programuara nesër, klubi liverpulas do të paguajë 50 milionë paundë, rreth 60 milionë euro.

Braziliani, që shkëlqeu në pjesën e parë të sezonit të kaluar, ishte një nga futbollistët e kërkuar nga trajneri i ri i Everton, Marco Silva.

Që kur Silva u largua nga Watford, Richarlison dha vetëm një asist duke njohur një rënie të dukshme të formës.

“Daily Mail” ka shkruar se Watford ka rënë dakord me ofertën edhe i ka dhënë leje futbollistit të zhvillojë vizitat mjekësore. Watford shpenzoi vetëm 15 milionë euro për ta marrë një vit më parë dhe tani do ta shesë rreth 60 milionë euro.

Related posts

Anthony Martial dhe Seri, dëshirat e mëdha të Chelseat për merkaton e verës

Sadik.Autor

Spalletti: Interi mund të bëjë më shumë, s’jam i lumtur me punën time

Q.Autor

SPAL-JUVENTUS/ “Zonja e Vjetër” kalon në avantazh, shënon talenti Kean

Delo.autor

Leave a Comment