Futboll Seria A Sport

Lufta për titull në Itali, “The Sun” kurorëzon ekipin anti-Juventus

Blerja e Cristiano Ronaldo ka përforcuar sigurisht Juventus-in. klubi bardhezi është në kërkim të titullit të tetë radhazi në Itali dhe në Serinë A të sotme janë të pakta skuadrat që mund të rivalizojnë bardhezinjtë. Atëherë, titulli është i vendosur?

Absolutisht jo, të paktën sipas “The Sun”, që ka përmendur disa arsye që shpjegojnë se Inter mund t’i japë fund dominimit të torinezëve në Itali. Tifozët e Inter kanë patur fatin të shohin në “San Siro” disa prej sulmuesve më të mëdhenj të historisë. Ronaldo, Roberto Baggio, Ivan Zamorano, Alvaro Recoba, Christian Vieri, Diego Milito dhe shumë legjenda të tjera.

MADE IN ARGENTINA – Në vitet e mëparshme, Mauro Icardi ka qenë i detyruar të luftojë i vetëm kur është transferuar te zikaltrit nga Sampdoria në 2013-ën, por tani duket se ka gjetur një partner në sulm, të denjë për të ndjekur gjurmët e sulmuesve të mëdhenj. Zhurma që ka shoqëruar kalimin e Lautaro Martinez nga Racing tek Inter, ka arritur kulmin në momentin që ka veshur fanellnë me numrin 10 të Inter, që është mbajtur në të kaluarën nga lojtarë të nivelit të Matthaus, Ronaldo, Baggio dhe Ëesley Sneijder.

THEMELE TË FORTA – Inter është treguar shumë e kujdeshmne kur është bërë fjalë për të ndërtuar një linjë solide mbrojtëse. Milan Skriniar dhe Miranda kanë kushtuar në total 35 milionë euro, një shifër qesharake në krahasim me atë që ka ndodhur në vitet e fundit në merkato. Këtë verë është marrë me kosto zero edhe Stefan de Vrij, i cili ka zhvilluar një sezon shumë të mirë më Lazio-n. Me një treshe Miranda-Skriniar-De Vrij para Samier Handanovic, Inter mund të ndihet i qetë në mbrojtje.

MESFUSHA – Në prag të Kupës së Botës, ishin të shumtë ata që mendonin se Matteo Kovacic do të luante në krah të Luka Modric dhe Ivan Rakitic në mesfushën e Kroacisë. Por vendin e tij e ka marrë Marcelo Brozovic, falë aftësisë për t’i dhënë një ekuilibër mesfushës (kjo ka qenë meritë e Spalletti-t). Në sezonin e ri do të ketë në krah Radja Nainggolan, një lojtar që do t’i bënte punë të gjithë klubeve të mëdha të Europës me energjinë e tij. Më pas vijnë Matias Vecino, që ka luajtur mirë në Botëror me Uruguain, dhe Roberto Gagliardini. Në fund është Borja Valero, ‘punëtor’ cilësor i mesfushës, një lojtar që nuk duhet nënvlerësuar.

PREKJA MAGJIKE – Ivan Perisic do të jetë vendimtar për shpresat e Inter për t’i marrë fronin Juventus-it në Serinë A. Sulmuesi kroat i krahut mund të luajë në të dy anët e sulmit, i përdor të dy këmbët, punon shumë dhe ka një teknikë për t’u pasur zili. Për tifozët e Inter ka ardhur momenti të kryqëzojnë gishtat e duarve dhe… atë të këmbëve.

Related posts

STEFANO SENSI REALIZOI/ E fejuara poston një FOTO ku shpreh gëzimin

Delo.autor

DISFATA ZHGËNJYESE NË CHAMPIONS/ Memet “MASAKROJNË” Juventusin në rrjetet sociale (FOTO)

Delo.autor

“NUK E BRAKTIS FLAMURTARIN”/ Troisi: Do të tenojmë deri në fund mbijetesën!

Delo.autor

Leave a Comment