Futboll Sport

Drejtuesit të entuziazmuar, Ibrahimoviç transferohet te Bayern Munich

Skuadra bavareze ka arritur akordin me Adrijon Ibrahimoviç. Lojtari është vetëm 14 vjeç dhe ka ardhur nga skuadra U-14 e Nurenbergut. Ibrahimoviç do të luajë me akademinë e skuadrës dhe është një investim që bavarezët shpresojnë t’ia marrin frytet në të ardhmen.

Drejtuesit shpresojnë që lojtari të ketë fatin e David Alaba apo Tomas Myler që gjithashtu kanë qenë pjesë e akademisë, përpara se të shndërroheshin në lojtarë të mëdhenj, siç janë sot.

Adrijoni nuk ka asnjë lidhje me Zlatan Ibrahimoviç që është rritur në Suedi. Djaloshi ka lindur në Gjermani dhe është rritur po aty. Drejtuesit bavarezë duket se kanë bërë një lëvizje të zgjuar, duke avancuar më tej me projektin e tyre për të rritur sa më shumë talente në skuadrat e moshave, ku së fundmi kanë afruar edhe ish-lojtarin bavarez, Miroslav Klose.

Related posts

Roma shfaq interes për Bonaventuran e Milanit?

Sadik.Autor

Justine Mattera nudo në Instagram… tregon format perfekte përpara “Xhiros çiklistike të Italisë”

Sadik.Autor

AJAXI PO KRIJON HISTORINË/ Jehona mediave sportive në Europë: “Nipërit” e Joan Krujfit po bëjnë… (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment