Futboll Sport

TRANSFORMIMI I FUTBOLLIT SHQIPTAR/ Skuadrat e mëdha i kanë lënë stafetën ekipeve “milionere”

Si në çdo fushë të jetës edhe në futboll ka risi dhe evulucion të ngjarjeve që e rrethojnë këtë sport. Në këtë kontekst nuk bën përjashtim as futbolli shqiptar i cili në dekadën e fundit na ka mësuar me surpriza.

Në kampionatin shqiptar skuadrat më të titulluara janë ato të kryeqytetit si Tirana, Dinamo dhe Partizani, pa harruar edhe Vllazninë dhe Flamurtarin. E megjithatë ajo që bie në sy sezonet e fundit është rënia graduale e këtyre ekipeve emblemë dhe në skenë kanë hipur ekipe si Skënderbeu, Laçi dhe Kukësi. Nuk është rastësi që Skënderbeu po dominon në vitet e fundit, dhe si ndjekës ka patur Kukësin dhe Laçin.

Mar shkas nga ngjarjet e fundit në arenën ndërkombëtare, ku Kukësi arriti të kualifikohej në raundin e dytë në “Champions League” edhe Laçi siguroi kualifikimin në “Europa League”, ndërkohë Partizani dështoi të kalojë më tej, është një tjetër tregues që vërteton “shterpësinë” e fanellave legjendare dhe ringritjen e atyre modeste në futbollin shqiptar.

Kujtojmë që Skënderbeu i ka bërë për vete të gjithë me arritjet spektakolare duke shkuar 2 herë në fazën e grupeve të kompeticionit “Europa League”, duke befasuar e duke zënë vend në faqet e gazetave prestigjoze europiane. Po ashtu klubi korçar arrit për herë të parë në historinë e futbollit tonë, të luaj turin e 3-të Ligës së Kampioneve.

Sakaq, Tirana por edhe Vllaznia jo vetëm që nuk janë në lartësinë e Skëndërbeut, Kukësit por shkuan edhe më keq duke rënë edhe nga kategoria superiore për të parën herë në historinë e tyre 1 shekullore.

Sot futbolli është i lidhur drejtpërdrejtë tek investimi ku historia dhe tradita e fanellave legjendare sa vjen e po braktiset. Mjafton të përmendim Psg apo Manchster Cityin në kampionatet elitare të kontinetin europian për ta kuptuar më qartë këtë valë që ka prekur edhe vendin tonë.

Përgatiti:AlpeNews.al

Related posts

Real Madrid – Atletico Madrid, statistikat pas pjesës së parë

Sadik.Autor

Demi mbledh urgjent ekipin, ka një mesazh të qartë për lojtarët

Sadik.Autor

“HACKERI QË TRONDITI THEMELET” E FUTBOLLIT/ Hungaria do ekstradojë Rui Pinto, ja masat ekstreme

Delo.autor

Leave a Comment