Futboll Sport

Kupa e Kampionëve/ Dortmund mposht Man City me një penallti të Gotze (VIDEO)

Një penallti e Mario Gotze në minutën e 28-të i dha fitoren skuadrës së Borussia Dortmund, që në turneun e International Champions Cup mposhti 1-0 rivalët e Manchester City, ndeshje e luajtur në Chicago. Një përballje ku në fushë u aktivizuan më së shumti lojtarët e rinj dhe të stolit, sidomos për kampionët e Premier League, ku ra në sy debutimi i Riyad Mahrez, që erdhi këtë verë nga Leicester. Madje trajneri Pep Guardiola nuk kishte në fushë asnjë nga titullarët e sezonit të kaluar, ndërkohë që në pjesën e dytë aktivizoi vetëm Leroi Sane.

Në pjesën e dytë për City u aktivizua edhe portieri Joe Hart, që zuri vendin e Claudio Bravo, ndërkohë që mungonte titullari Ederson e mjaft yje të tjerë të ekipit. Ndërsa Borussia ishte disi më e kompletuar në këtë sfidë, duke luajtur më mirë dhe e meritoi fitoren. Gjithsesu, trajneri Guardiola mori përgjigjet që donte nga kjo sfidë, duke testuar mjaftg lojtarë të rinj, që mund t’i shërbejnë për të ardhmen. Ky turne i përvitshëm zhvillohet në disa kontinente, ku marrin pjesë ekipet më të mira të Europës, që edhe përgatiten për sezonin e ri që është në prag.

Related posts

Juventusi dhe Napoli kërkojnë Boateng

Sadik.Autor

Bayern kampion i Gjermanisë për të 6-ën herë radhazi (VIDEO)

Sadik.Autor

Nga pistat e BUJSHME të MERKATOS, tek rikthimi i MALDINIT: Leonardo hap…

Isa.Autor

Leave a Comment